Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin

Burimi: “Silsiletu Likaul-Babil-Meftuh,” kaseta 170, fundi i pjesë së parë dhe fillimi i të dytës

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=144548

Pyetje: A lejohet shikimi i ndeshjeve në televizor?

Shejkh Uthejmin:Shikimi i ndeshjeve në televizor! Unë po të pyes, çfarë dobie ka prej saj?

Pyetësi: Unë me një person, patëm një mospajtim rreth kësaj çështje. Unë i thashë atij:

Së pari: është humbje kohe.

Së dyti: duket ‘aureti i tyre, sepse ata (lojtarët) nuk e mbulojnë vetëm së gjysmën e kofshës së tyre. Ai tha: Jo! Përkundrazi, kjo është e lejuar. I thashë: pyete Ibën Uthejminin.

Shejkh Uthejmin: Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë:

مَنْ كَانَ يُؤْمِنُ بِاللهِ وَاليَومِ الآخِرِ ، فَلْيَقُلْ خَيْراً أَوْ لِيَصْمُتْ

Ai që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit, le të flet fjalë të hajrit ose le të heshtë.”

Nëse na ndalohet që të flasim përveç se fjalë të hajrit, atëherë vepra është akoma më parësore (që të jetë e hajrit, sh.p). Kështu që, shikimi i ndeshjeve në këtë kohë ka disa rreziqe, prej tyre është:

(Së pari): Humbja e kohës. Ngase ai që është i sprovuar me këtë (shikimin e ndeshjeve), iu dedikohet atyre saqë i humbet shumë kohë, ndoshta i ik edhe namazi me xhemat apo ndoshta e humb faljen e namazit në kohën e tij.

Së dyti: ai shikon njerëzit që e kanë zbuluar gjysmën e kofshëve të tyre, kurse kofsha është ‘auret tek shumë dijetarë, dhe ajo që ne mendojmë është se të riut nuk i lejohet që të zbulojë diçka nga kofshë e tij, sidomos nëse është (rroba) shumë e ngritur nga gjuri e sipër.

Së treti: ndoshta në zemrën e tij ndodh që të ketë madhërim duke i nderuar të tjerët (futbollistët), megjithëkëtë ai është nga robërit më të prishur të Allahut apo nga robërit më qafira të Allahut. Kështu që, në zemrën e tij ka madhërim për atë që nuk e meriton madhërimin. Dhe kjo padyshim se është rrezik.

Së katërti: Si pasojë e kësaj (shikimit të ndeshjeve) vjen shpërdorimi i pasurisë, ngase ky mjet (televizori) është me rrymë elektrike dhe ai bën shpenzime, edhe në qoftë se shpenzimet janë të pakta, por përderisa nuk ka dobi as në fe e as në dynja, atëherë ajo konsiderohet shpërdorim pasurie.

Së pesti: Ndoshta kjo të shpie në zënka dhe armiqësi. Nëse ai është tifozi i këtij klubi apo të kësaj skuadre dhe ajo fiton, dhe ka një tjetër që është tifoz i një klubi tjetër apo skuadre tjetër, dhe kështu ndodh zënkë në mes tyre dhe i zgjasin muhabetet.

Për këtë arsye unë them: Një këshillë për të rinjtë në veçanti dhe për të tjerët në përgjithësi: Të mos e humbin kohën me shikimin e këtyre ndeshjeve dhe lë të mendojnë gjatë, çfarë arrihet me shikimin e tyre? Cila është dobia?

Pastaj, në disa ndeshje, p.sh. i sheh ata se bëjnë gara me njëri-tjetrin dhe mblidhen së bashku me njëri-tjetrin. Ndoshta ndonjëri prej tyre hip në shpatullat e tjetrit, si dhe vepra tjera të ngjashme të cilat e kundërshtojnë burrërinë.

Përktheu: Jeton Shasivari