Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed Nasirud-Din el-Albani

Burimi: Sahab.net

Pyetje: Ne e dimë që Islami ka armiq të shumtë, e midis tyre janë edhe Masonët. A mundet Shejkhu jonë të na tregojë për Masonët, rrugët dhe idetë e tyre, shtrirjen e ndikimit të tyre dhe rrezikun që i kanosin Islamit tonë, Allahu ua shpërbleftë, faleminderit.

Përgjigje: Mua nuk më takon dhe as që më intereson fare që të flas për Masonizmin apo për Ba’thizmin apo për Socializmin apo për çdo organizatë, qofshin të hapura apo sekrete, sikurse është edhe Masonizmi. Neve nuk na takon që të flasim rreth tyre me detaj sepse ne besojmë se çdo organizatë dhe çdo parti politike e hapur qoftë apo sekrete, të gjitha ato nuk ia duan të mirën Islamit.

Kështu, Masonizmi është një organizatë sekrete çifute që thur komplote shumë shumë të mëdha, aq sa ajo organizatë në disa rrethana arriti të përfshijë në gjirin e saj disa njerëz Islamikë, ngase ata shfaqen sikur nuk janë kundër fesë, sikurse thonë tek ne në Sham, “Ne i ndihmojmë të gjithë ata që janë në fenë e Zotit”. Pra, ata shfaqen si organizatë bamirëse që ndihmojnë njëri-tjetrin dhe mbështesin njëri-tjetrin veçse në çështjet e dynjasë, ndërsa në realitet ata thurin komplote, mirëpo sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar:

ويمكرون ويمكر الله والله خير الماكرين

Ata ngrejnë kurthe, por edhe Allahu ngre kurthe (kundër tyre). Dhe Allahu është planifikuesi më i mirë.” [el-Enfal, 30]

Dhe për këtë arsye, ashtu sikurse nuk i lejohet Muslimanit që të jetë socialist ose baathist apo komunist, poashtu atij nuk i lejohet që të jetë mason sepse të gjithë ata që qëndrojnë në krye të këtyre partive dhe organizatave s’kanë të bëjnë fare me Islamin në as edhe një gjë, dhe kjo fjalë i mjafton Muslimanit. Ndërsa që të hyjmë në detaje, kjo është çështje historie, Muslimani mund t’u referohet librave dhe broshurave që janë shkruajtur për të sqaruar poshtërsitë dhe fitnet që kanë ardhur nga masonizmi. Dhe unë nuk e mohoj që fitneja më e madhe të cilën po e përjetojmë sot në botën Islame, e gjithë ajo - në spektrin e përgjithshëm si dhe në spektrin e Botës Arabe në mënyrë të veçantë - është veçse si rezultat e veprimtarive çifuto-masonike në të gjithë botën.

Përktheu: Alban Malaj