Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin

Burimi: Sherh Rijadus-Salihin 2/249-250

 

 

Pastaj, autori ka përmendur nga Libri i Allahut – ‘Azze ue Xhel-le – Fjalën e Tij:

قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ اللَّـهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّـهُ

“Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë.” Ali-Imran, 31

 

Disa dijetarë e quajnë këtë ajet si “ajeti i sprovës”, që do të thotë ajeti i provimit, sepse Allahu e sprovoi një popull të cilët pretendonin se e donin Allahun. Pretendimi është i lehtë, ai që e pretendon këtë duhet të vijë me dëshmi të qartë (për të dëshmuar dashurinë ndaj Allahut).

 

Allahu i Lartësuar thotë:

قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ اللَّـهَ فَاتَّبِعُونِي

“Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua”

 

Pra, kushdo që pretendon se e do Allahun ndërkohë që nuk e pason të Dërguarin – ‘alejhi salatu ue selam –, ai nuk është i vërtetë dhe i sinqertë, porse është gënjeshtar. Shenja e dashurisë ndaj Allahut – të Përsosurit nga çdo e metë e të Lartësuarit – është që ta pasosh të Dërguarin e Tij – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem –.

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari