Autor: Shejkhul-Islam Ibën Tejmijeh
Burimi: el-Ka’idetu el-Murrakushijeh
Ka thënë Ebu Bekr el-‘Axhurrij në librin “esh-Sherij’ah”:
“Medh`hebi i dijetarëve është: se Allahu qëndron mbi Arshin e Tij, mbi qiejt e Tij, Dija e Tij është përfshirëse e gjithçkaje, [Dija e Tij] ka përfshirë gjithçka që ka krijuar Ai në qiejt e lartë dhe gjithçka që gjendet në tokat… tek Ai ngriten veprat e robërve… e nëse dikush thotë: Cili është kuptimi i Fjalës së Tij: “Nuk ka bisedë të fshehtë midis tre vetave, që Ai të mos jetë i katërti.” [el-Muxhadileh]? I thuhet atij: është Dija e Tij, Allahu qëndron mbi Arshin e Tij, kurse Dija e Tij i përfshin ata. Kështu e kanë interpretuar dijetarët. Dhe ajeti që nga fillimi e deri në fund tregon se ajo është Dija e Tij… kurse Ai është mbi Arshin e Tij, kjo është fjala e Muslimanëve.” [1]
Ka përmendur po ashtu Ebu Nasr es-Sixhzij el Hafidh, në librin e tij el-Ibaneh: “Imamët tanë, si eth-Theurij, Maliku, Ibën ‘Ujejneh, Hammad Ibën Selemeh, Hammad Ibën Zejd, Ibnul-Mubarak, Fudajl Ibën ‘Ijad, Ahmedi dhe Is`haku: kanë pajtueshmëri në atë që Allahu është mbi Arsh me Qenien e Tij dhe se Dija e Tij është në çdo vend.” [2]
Referencat:
[1] El-Ka’idetu el-Murrakushijeh e Shejkhul-Islam Ibën Tejmijeh, fq. 73-74, me verifikimin e Dagsh Ibën Shebib el-‘Axhmij.
[2] E ka përcjellë Ibën Tejmijeh nga ai në librin “Der’ut-Te’arud” (6/250), në librin “Bejan Telbijs el-Xhehmijeh (2/38, 416), dhe në “el-Fetaua” (3/222), si edhe Dhehebiu në “el-‘Uluu” (2/1321) dhe Ibnul-Kajjim në “es-Seua’ik” (4/1283-1284). Dhe ky libër i Sixhzit konsiderohet i humbur. [el-Ka’idetu el-Murrakushijeh e Shejkhul-Islam Ibën Tejmijeh, fq. 75, me verifikimin e Dagsh Ibën Shebib el-‘Axhmij]
Përktheu: Alban Malaj