Bismilah...

Shejkh Feuzan


 

Tre persona janë të parët të cilët do të hyjnë në Zjarr Ditën e Gjykimit:

Një personi të cilit Allahu i dha dituri, pra ai e mësoi për vete këtë dije, porse ai e mësoi sa për sy e faqe, nuk e mësoi për Hir të Allahut, kështu që ai do të sillet në Ditën e Gjykimit, dhe Allahu do t’i thotë: Ç’farë bëre me të?”
Ai (robi) do të thotë: “O Zoti im, e mësova për Hir Tëndin dhe ua mësova tjerëve.”
E Allahu do t’i thotë: “Po gënjen. Porse ti vërtet more dije dhe ua mësove të tjerëve që të thuhet për ty ‘Ai është dijetar,’ dhe është thënë.” Pastaj urdhërohet (nga Allahu) dhe do të tërhiqet drejt zjarrit të Xhehenemit. Allahu na ruajtë.

I dyti është një njeri të cilit Allahu i ka dhënë shumë pasuri, dhe ai fillon të japë sadaka, dhe nuk lë asnjë rast prej rasteve ku ka dobi përveçse ai jep një pjesë të pasurisë. Por ai me këtë dëshiron lëvdata, nuk e dëshiron shpërblimin e Allahut, kështu që ai do të sillet në Ditën e Gjykimit dhe Allahu do t’i thotë: Ç’farë bëre me pasurinë tënde?”
Ai (robi) do të përgjigjet: “O Zoti im, nuk kam lënë asnjë çështje me të cilën ti je i kënaqur që të jepet pasuri, përveç se unë jepja për të pasuri.”
Allahu do t’i thotë: “ Po gënjen, ti e ke bërë që të thuhet për ty se ‘Ai është bujar,’ dhe është thënë.” Pastaj jepet urdhër për të (nga Allahu) dhe do të tërhiqet për në Zjarr. Allahu na ruajtë.

I treti është një njeri që ka bërë Xhihad në rrugë të Allahut, i ka luftuar kafirat dhe ka treguar trimëri në luftimet e kufarëve. Por ai (me këtë që bëri) nuk e dëshiron Fytyrën e Allahut, por ai dëshiron që të thuhet për të: “Ai është hero dhe trim.” Kështu që ai do të sillet në Ditën e Gjykimit dhe Allahu do t’i thotë: Ç’farë ke bërë?”
Ai (robi) do të përgjigjet: “O Zoti im, bëra xhihad për Hir Tënd derisa u vrava, rashë Shehid. Luftova për Hir Tënd, derisa u vrava.” Kurse qëllimi i tij ishte që njerëzit ta lavdëronin e të thonin: “Ai është trim.”
Allahu do t’i thotë: “ Po gënjen, ti e ke luftuar që të thuhet për ty se je trim dhe është thënë.” Pastaj urdhërohet (nga Allahu) dhe do të tërhiqet për në Zjarr. Allahu na ruajtë.


Kjo është er-Rrija (syefaqësia), o robër të Allahut.

 

 

Video ne AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari