Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=148275

Burimi: Esh-Sherh el-Mumtië ‘ala Zaad el-Mustknië, vëll.14/fq.415, bot. Daar Ibnul-Xheuzij

 

A ka ndonjë njeri që thotë se Allahu ka djalë? Po, e kanë thënë çifutët: “Uzejri është biri i Allahut!” E kanë thënë të krishterët: “Mesihu është biri i Allahut!” Kështu, çifutët dhe të krishterët u bënë njësoj në besimin e tyre për Zotin e tyre. Edhe idhujtarët kanë thënë: “Melaiket janë bijat e Allahut!”

Ka thënë i Lartësuari:

أَصْطَفَى الْبَنَاتِ عَلَى الْبَنِينَ ﴿١٥٣﴾

“Vallë, Ai ka parapëlqyer vajzat ndaj djemve?!” [es-Saffat, 153]

 

Dhe Ai ka thënë:

وَجَعَلُوا بَيْنَهُ وَبَيْنَ الْجِنَّةِ نَسَبًا

“Idhujtarët kanë trilluar lidhje fisnore ndërmjet Zotit dhe xhinëve.” [es-Saffat, 158]

 

Prandaj, ne e kemi detyrë që t’i urrejmë të krishterët ashtu siç i urrejmë çifutët, sepse ata të gjithë janë armiq të Allahut – ‘Azze ue Xhel-le. Për të gjithë ata, Allahu i Lartësuar ka thënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَتَّخِذُوا الْيَهُودَ وَالنَّصَارَىٰ أَوْلِيَاءَ ۘ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ ۚ وَمَن يَتَوَلَّهُم مِّنكُمْ فَإِنَّهُ مِنْهُمْ ۗ إِنَّ اللَّـهَ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ ﴿٥١﴾

“O ju besimtarë! Mos i bëni miq e mbrojtës hebrenjtë dhe të krishterët! Ata janë mbrojtës të njëri-tjetrit. Kushdo prej jush që i bën ata miq, është me ata. Vërtet, Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit zullumqarë.” [el-Ma`ideh, 51]

 

Dhe kush thotë: “I krishteri dhe çifuti janë vëllezërit e mi”, ai është njësoj si ata, ka dalë nga Islami, sepse ata nuk janë vëllezërit tanë. Vëllazëria është vetëm mes besimtarëve, për njëri-tjetrin:

إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ

“Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër.” [el-Huxhurat, 10]

 

Kurse ata (çifutët dhe të krishterët) nuk janë vëllezërit tanë.

E nëse dikush thotë: ata janë vëllezërit tanë në aspektin e njerëzimit (humanizmit).

Themi: Mirëpo ata e kanë mohuar njerëzimin. Sikur ata të kishin pasur humanizëm, të parin që do ta kishin madhëruar, do të kishte qenë Krijuesi dhe Zoti i tyre – Plotfuqishëm dhe i Madhëruar –, Ai i Cili u dërgoi atyre të Dërguarit dhe u zbriti Librat. Madje edhe të Dërguarit e tyre u dhanë atyre lajmin e mirë për ardhjen e Muhamedit – ‘alejhis-salatu ues-selam.

Ka thënë Allahu i Lartësuar:

الَّذِينَ يَتَّبِعُونَ الرَّسُولَ النَّبِيَّ الأُمِّيَّ الَّذِي يَجِدُونَهُ مَكْتُوبًا عِنْدَهُمْ فِي التَّوْرَاةِ وَالإِنْجِيلِ يَأْمُرُهُمْ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَاهُمْ عَنِ الْمُنْكَرِ

“…dhe atyre që ndjekin të Dërguarin Tonë, Profetin që nuk di shkrim e lexim, të cilin ata do ta gjejnë të shënuar në shkrimet e tyre, në Teurat dhe Inxhil. Ai do t’i urdhërojë ata të bëjnë vepra të mira dhe do t’i ndalojë nga të këqijat...” [el-A’raf, 157]

 

Përktheu: Alban Malaj