Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed Ibën Salih el-‘Uthejmin

Burimi: Audiokaseta “el-Likaa` esh-Shehrij” nr.30

Pyetje: Shejkh i nderuar, është dikush që thërret për afrim mes feve, dhe pretendon se Islami, Çifutët dhe të Krishterët pajtohen në themelin e Teuhidit; a gjykohet mbi atë se ka bërë kufër, cili është mendimi juaj për këtë çështje?

Përgjigje: Unë mendoj se ky është qafir. Ai që mendon se feja Islame pajtohet me Çifutët dhe të Krishterët në Teuhid, është qafir, ka përgënjeshtruar Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Dhe nëse ai mendon se të Krishterët - të cilët thonë se Allahu është trinia – janë në Teuhid, ai vet nuk është në Teuhid, sepse ai është i kënaqur me kufrin dhe shirkun. E si mund të pajtohet ai që thotë se ‘Ijsa është biri i Allahut dhe ‘Uzejri është biri i Allahut, me atë që thotë:

قُلْ هُوَ اللَّـهُ أَحَدٌ ﴿١﴾ اللَّـهُ الصَّمَدُ ﴿٢﴾ لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ ﴿٣﴾ وَلَمْ يَكُن لَّهُ كُفُوًا أَحَدٌ ﴿٤﴾

“Thuaj: Allahu është Një, Allahu nuk ia ka nevojën askujt dhe Atij ia ka nevojën gjithçka. Ai as ka lindur dhe as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i njëjtë me Atë.” [el-Ikhlas, 1-4]

Kështu që, unë i them këtij njeriu: pendohu tek Allahu – ‘Azze ue Xhel-le –, sepse kjo është rriddeh (dalje nga Islami), kjo e bën hallall gjakun dhe pasurinë tënde dhe e shfuqizon martesën tënde. E nëse vdes (në këtë gjendje) s’ka kurrëfarë respekti për ty, do të hidhesh në ndonjë gropë, që njerëzit të mos dëmtohen nga era jote e keqe, dhe nuk i lejohet askujt që t’i kërkojë Allahut falje për ty, nëse vdes në këtë gjendje. Madje Pejgamberi – ‘alejhis-salatu ues-selam – ka thënë:

والذي نفسي بيده لا يسمع بي أحد من هذه الأمة يهودي أو نصراني ثم لا يؤمن - أو قال: لا يتبع ما جئت به- إلا كان من أصحاب النار

“Pasha Atë, në Dorën e të Cilit është vetja ime, nuk ka njeri nga kjo fe që dëgjon për mua, Çifut apo i Krishterë, e pastaj nuk beson në mua ose tha: nuk e pason atë me të cilën u dërgova unë veçse ka për të qenë prej banorëve të Zjarrit.”

Fetë qiellore janë fe për sa kohë që do të mbeten të tilla, e nëse shfuqizohen nuk janë më fe. Kështu, Çifutët, në kohën kur ishte në fuqi Sheriati i Musës dhe ata e ndiqnin atë, ata ishin në Islam. Po ashtu të Krishterët, kur ishte në fuqi Sheriati i ‘Isait dhe ata e ndiqnin atë, ata ishin prej Muslimanëve. Mirëpo mbas dërgimit të Dërguarit – ‘alejhis-salatu ues-selam – ata u bënë që të gjithë qafira, nuk pranohet vepra e tyre, sepse Allahu i Lartësuar ka thënë:

وَمَن يَبْتَغِ غَيْرَ الْإِسْلَامِ دِينًا فَلَن يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الْآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ ﴿٨٥﴾

“Dhe kush kërkon fe tjetër pos Islamit, ajo kurrë s’do t’i pranohet atij dhe ai do të jetë në botën tjetër prej të humburve.” [Aali-Imran, 85]

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj