Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: Sherhu Risaleh ed-Dela`il fij Hukmi Mu`ualati Ehlil-Ishrak, fq.71

Burimi: Sherhu Risaleh ed-Dela`il fij Hukmi Mu`ualati Ehlil-Ishrak, kaseta 3, min. 35:16

Sot, ata që thërrasin për dialog ndërmjet tre feve, duan me këtë që ne të pranojmë fenë e tyre, ndërsa feja e tyre është e kotë, andaj si ta pranojmë ne atë kur ajo është kufër? Nuk e pranojmë ne atë, ajo është kufër. Duan që ne ta pranojmë fenë e tyre. Pastaj, të heqim dorë nga feja jonë. Pra, ata duan dy gjëra:

E para: që ne të pranojmë fenë e tyre dhe të themi: “Ju jeni në një fe të saktë dhe të gjithë ne jemi në një fe të saktë.” Kjo nuk lejohet. Ne nuk e bëjmë të saktë kufrin dhe as nuk pranojmë që feja e tyre është e saktë.

E dyta: pastaj, ata nuk kënaqen që ti e pranon fenë e tyre, por duhet patjetër që ti ta lësh fenë tënde. Dhe thonë: “Përderisa e pranuat që feja jonë është e saktë, atëherë përse na kundërshtoni? Hajdeni me ne që ne t’ju përkrahim, t’ju ndihmojmë, të jemi me ju dhe t’ju mbrojmë.” Kjo është ajo që duan ata. Prandaj, detyra që kanë Muslimanët është që të jenë syçelë ndaj intrigave të qafirave.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj