Bismilah...

Autor: Muhamed ibën Salih el-Uthejmin

Burimi: el-Fetaua el-Islamijeh, 1/122

 

 

“...ndoshta dikujt i pështjellohet e vërteta me të pavërtetën dhe mendon se ata (Jehudët dhe të Krishterët) janë vëllezërit tanë; i quan ata vëllezër dhe pretendon në bazë të asaj që i pëshpërit shejtani se ata janë vëllezër në çështjen e njerëzores. Kjo nuk është e vërtetë! Vëllazëria e imanit është vëllazëria e vërtetë, kurse ai që ka fe tjetër pos Islamit, nuk ka vëllazëri me të. Kur Nuhu – alejhi selam - tha:

 

رَبِّ إِنَّ ابْنِي مِنْ أَهْلِي وَإِنَّ وَعْدَكَ الْحَقُّ وَأَنتَ أَحْكَمُ الْحَاكِمِينَ ﴿

“..."O Zoti im, djali im është i familjes sime, e premtimi Yt është i vërtetë, ndërsa Ti je Gjykuesi më i Drejtë!” Hud, 45

Allahu i tha:

﴿قَالَ يَا نُوحُ إِنَّهُ لَيْسَ مِنْ أَهْلِكَ

“...O Nuh! Ai nuk është prej familjes tënde...” Hud, 46

 

Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – e shkëputi lidhjen midis besimtarëve dhe qafirave edhe në ndarjen e trashëgimisë së pasurisë pas vdekjes, duke thënë:

لا يرث المسلم الكافر ولا الكافر المسلم

“Muslimani nuk e trashëgon qafirin dhe as qafiri nuk e trashëgon Muslimanin.”

 

 Përktheu: Jeton Shasivari