Bismilah...

Autor: Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (1420 h.)

Burimi: Fetaua Nurun ‘ala Derb, vëll. 1/fq. 290-294

 

(Është detyrë që të këshillohen ata që besojnë se të vdekurit u bëjnë dobi njerëzve)

 

Pyetje: Unë jetoj në një vend ku ka njerëz që pretendojnë se janë Muslimanë; ata  e falin namaz, e japin Zekat dhe e kryejnë Haxhin, por besojnë në të vdekurit dhe thonë: “Vërtet ky njeri i devotshëm (uelij/eulija) që ka vdekur apo shehu, ndërmjetëson tek Allahu.” Ata kërkojnë begati prej shehut dhe kërkojnë mbrojtje në vështirësi prej këtij njeriu të devotshëm që ka vdekur; e vizitojnë atë (te varri), zotohen tek ai dhe udhëtojnë vetëm për t’i vizituar varret e tyre. Nëse i këshillon, ata të thonë: “Këta janë eulija dhe është obligim që ne të kërkojmë afrim tek ata!” Ata urrejnë atë që i ndalon ata nga këto vepra dhe i këshillon që mos t’i adhurojnë të vdekurit dhe Eulijat. Çfarë të bëjmë? A t‘i lëmë në atë gjë që besojnë? Allahu ju shpërbleftë me të mira.

Përgjigje: Kjo është një fatkeqësi e madhe, e cila është një realitet në shumë vende. Është obligim për njerëzit e dijes që t’i udhëzojnë njerëzit duke ua treguar realitetin e Teuhidit dhe realitetin e Shirkut, në mënyrë që këta njerëz të thjeshtë të mësojnë pavërtetësinë e besimit të tyre. Sa për faktin se ai fal namazin, bën Haxhin, agjëron dhe jep Zekat, pastaj adhuron dikë tjetër krahas Allahut, kjo i asgjëson veprat e tij. Thotë i Lartësuari:

وَلَوْ أَشْرَكُوا لَحَبِطَ عَنْهُم مَّا كَانُوا يَعْمَلُونَ

“Por, nëse ata i shoqërojnë (Allahut) dikë tjetër në adhurimet e tyre, veprat e tyre që kanë bërë do t’u zhvlerësohen.” el-En’am, 88

Dhe ka thënë i Madhëruari:

وَلَقَدْ أُوحِيَ إِلَيْكَ وَإِلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكَ لَئِنْ أَشْرَكْتَ لَيَحْبَطَنَّ عَمَلُكَ وَلَتَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِينَ

“Me të vërtetë, të është shpallur ty (o Muhamed), si dhe atyre që kanë qenë para teje se: “Nëse i shoqëron Allahut diçka tjetër (në adhurim), me siguri që punët e tua do të zhvlerësohen dhe me siguri do të jesh nga të humburit.” ez-Zumer, 65

Andaj, t’u lutesh të vdekurve, të kërkosh ndihmë nga ata në raste vështirësie, të kesh frikë prej tyre, të zotohesh tek ata dhe të therësh kurban për ta, të gjitha këto janë shirk i madh që e mohojnë Teuhidin, domethënia e të cilit është “La ilahe il-lAllah” (Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut), dhe i mohojnë ajetet që tregojnë për obligimin e kryerjes së adhurimit me përkushtim të sinqertë vetëm për Allahun, siç qëndron kjo në fjalën e Tij, të Pastërtit nga çdo mangësi:

إِيَّاكَ نَعْبُدُو إِيَّاكَ نَسْتَعِينُ

“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.” El-Fatiha, 4

Dhe Fjala e Tij, të Pastërtit nga çdo e metë:

وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّـهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاءَ

“Ata qenë urdhëruar që të adhuronin vetëm Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (Islame).” El-Bejjine, 5

Dhe Fjala e Tij, e të Plotfuqishmit dhe të Madhëruarit:

يَا أَيُّهَا النَّاسُ اعْبُدُوا رَبَّكُمُ

 “O ju njerëz! Adhuroni Zotin Tuaj.” el-Bekare, 21

Fjala e Tij, e të Lartësuarit:

وَقَضَى رَبُّكَ أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا إِيَّاهُ

“Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij.” el-Isra, 23

فَاعْبُدِ اللَّهَ مُخْلِصًا لَهُ الدِّينَ أَلَا لِلَّهِ الدِّينُ الْخَالِصُ

 “Andaj, adhuroje Allahun duke e bërë adhurimin me përkushtim të sinqertë vetëm për Të. A nuk i takon vetëm Allahut adhurimi me përkushtim të sinqertë?” Ez-Zumer, 2 - 3

Dhe fjala e Tij:

فَلَا تَدْعُوا مَعَ اللَّهِ أَحَدًا

"Prandaj mos iu lutni askujt krahas Allahut.” el-Xhin, 18

Fjala e Tij, e të Madhëruarit dhe të Lartësuarit:

وَمَن يَدْعُ مَعَ اللَّـهِ إِلَـٰهًا آخَرَ لَا بُرْهَانَ لَهُ بِهِ فَإِنَّمَا حِسَابُهُ عِندَ رَبِّهِ ۚ إِنَّهُ لَا يُفْلِحُ الْكَافِرُونَ 

 “Ai që u lutet ndonjë zoti tjetër përkrah Allahut, duke mos pasur kurrfarë argumenti për këtë, me siguri do të japë llogari vetëm te Zoti i tij (për këtë gënjeshtër). Me të vërtetë, nuk kanë për të shpëtuar pabesimtarët.” el-Mu’minun, 117

Ka thënë i Pastërti nga çdo mangësi:

ذَٰلِكُمُ اللَّـهُ رَبُّكُمْ لَهُ الْمُلْكُ ۚ وَالَّذِينَ تَدْعُونَ مِن دُونِهِ مَا يَمْلِكُونَ مِن قِطْمِيرٍ ﴿١٣ إِن تَدْعُوهُمْ لَا يَسْمَعُوا دُعَاءَكُمْ وَلَوْ سَمِعُوا مَا اسْتَجَابُوا لَكُمْ ۖ وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ يَكْفُرُونَ بِشِرْكِكُمْ ۚ وَلَا يُنَبِّئُكَ مِثْلُ خَبِيرٍ

Ky është Allahu, Zoti juaj. Pushteti është vetëm i Tij. Kurse ata që ju i adhuroni krahas Tij, nuk zotërojnë as sa cipa e bërthamës së hurmës. Nëse ju u luteni atyre, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj, por edhe sikur ta dëgjonin, nuk do t’ju përgjigjeshin. Në Ditën e Kijametit, ata do ta mohojnë adhurimin që u bënit atyre. Askush nuk mund të të njoftojë ty (o Muhamed) ashtu si Ai që është i Gjithëdijshëm.” Fatir, 13 - 14

I Pastri nga çdo mangësi dhe i Lartësuari.

Pra, lutjet e tyre ndaj të vdekurve, idhujve, drunjve dhe gurëve, Allahu i quajti shirk ndaj Tij. Andaj, është detyrë që këta që bëjnë shirk, të lajmërohen për këtë dhe të paralajmërohen. Gjithashtu, të nxiten dijetarët që t’ua tërheqin vërejtjen dhe t’i  paralajmërojnë ata, me qëllim që të kthjellohen dhe të kuptojnë se janë në të kotën dhe në shirk dhe se namazi i tyre s’ka aspak vlerë për shkak të shirkut. E njëjta gjë vlen edhe për agjërimin, zekatin, Haxhin dhe veprat e tjera të tyre derisa t’i përkushtohen me adhurim të sinqertë vetëm Allahut, të Vetëm.

Allahu e ka çuar të Dërguarin e Tij - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - te njerëzit që t’i largojë ata nga ky shirk. Ai qëndroi në Mekke trembëdhjetë vite duke i thirrur ata që të adhuronin vetëm Allahun. Ai thirri që të braktisen lutjet duke kërkuar nga të vdekurit, kërkimin e ndihmës në vështirësi nga të vdekurit, idhujt, pemët dhe gurët; ai u thoshte:

«يا قوم قولوا: لا إله إلا الله تفلحوا»

 “O popull im! Thoni “la ilahe il-lAllah” që të shpëtoni.” (Ahmedi, 15593)

Ai i thirri në këto gjëra para se të bëhej obligim namazi, pastaj u bë obligim namazi në Mekke dhe qëndroi pas kësaj për një periudhë të caktuar duke i thirrur njerëzit në Teuhid. Pastaj u shpërngul në Medine dhe vazhdoi me thirrjen për tek Allahu dhe për në Teuhid.

Prandaj, e ke për obligim, o ti vëlla, që të kesh zell për t’i thirrur ata dhe t’i udhëzosh duke përdorur urtësinë, durimin dhe mirësjelljen. Ndoshta Allahu i udhëzon ata duke i bërë ti këto shkaqe. Profeti - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - thotë:

«من دل على خير فله مثل أجر فاعله»

 “Ai që udhëzon për te një e mirë, e ka shpërblimin e njëjtë si ai që do e bëjë atë të mirë.” (Muslimi 1893)

Profeti - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - kur e dërgoi Alijun në Khajber për t‘i thirrur Jehudët në Islam, i tha:

«فوالله لأن يهدي الله بك رجلا واحدا خير لك من أن يكون لك حمر النعم »

 “Pasha Allahun! Nëse Allahu e udhëzon një person të vetëm duke u bërë ti shkak, kjo është më e mirë për ty sesa devetë e kuqe (pasuria më e shtrenjtë dhe më e vlefshme).” (Bukhariu, 3009, Muslimi 2406).

Pra, lutja drejtuar të vdekurve me fjalët: “O zotëriu im! Shëroje të sëmurin tim!” apo “Më ndihmo,” apo “Medet medet (më ndihmo), o filan!” apo të zotuarit tek ata, apo gjëra të ngjashme si këto nga adhurimet, të gjitha këto janë shirk për Allahun; dhe po ashtu therja e kurbanit për ta, therja e lopës, deles, pulës, apo të tjera pos këtyre. I Dërguari - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - thotë:

«لعن الله من ذبح لغير الله»

 “Allahu e ka mallkuar atë që ther kurban për dikë tjetër pos Allahut.” (Muslimi 1978)

Gjithashtu, Allahu, i Pastërti nga çdo mangësi, thotë:

قُلْ إِنَّ صَلَاتِي وَنُسُكِي وَمَحْيَايَ وَمَمَاتِي لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ لَا شَرِيكَ لَهُ وَبِذَلِكَ أُمِرْتُ وَأَنَا أَوَّلُ الْمُسْلِمِينَ

 “Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak. Me këtë jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij.” el-En’am, 162 – 163

Therja e kurbanit për dikë tjetër pos Allahut, është shirk ndaj Allahut; ai që ther kurban për të vdekurit duke kërkuar afrim tek ata, është sikur ai që falë namaz për ta.

Po ashtu ai që zotohet tek ata me fjalët: “Nëse Allahu e shëron të sëmurin tim, atëherë kjo është për filan zotëriun tim (të vdekurin).” apo të thotë “O zotëriu im el-Bedeuij, shëroje të sëmurin tim!” apo të thotë “Medet! Medet!”, apo të thotë “O Zotëriu im el-Husein!” apo të thotë “O Sheh Abdul-Kadir!” apo të thotë “O i Dërguari i Allahut, shëroje të sëmurim tim!” apo të thotë “Më ndihmo o i Dërguari i Allahut!” apo gjëra të ngjashme si këto, të gjitha këto janë shirk i madh.

Andaj, është obligim që ata të kenë kujdes dhe të ruhen nga këto gjëra. Njerëzit e dijes, kudo qofshin, e kanë detyrë që t’ua kumtojnë njerëzve këtë, t’i këshillojnë dhe t’i udhëzojnë drejt së vërtetës dhe së drejtës; të kenë durim ndaj paditurisë së tyre dhe mundimeve që mund t’u shkaktojnë ata, në mënyrë që ata të mësojnë dhe të përfitojnë.

Kështu ishin të Dërguarit, alejhimu selam, bënin durim, edhe pse ata ishin njerëzit më të mirë. Popujt e tyre i munduan pejgamberët, madje edhe i vranë ata, megjithatë ata bënin durim. Ata e përcollën misionin dhe e çuan në vend amanetin që u qe dhënë, derisa Allahu ua mori shpirtin.

Profeti i fundit ishte profeti jonë Muhamedi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - dhe ai është më i miri nga të gjithë ata. Ai bëri durim me popullin e tij njëzet e tre vite duke i thirrur për tek Allahu, derisa Allahu e udhëzoi atë që e udhëzoi përmes tij dhe derisa Allahu e përsosi fenë përmes tij dhe e plotësoi dhuntinë e Tij ndaj tij. Andaj, është obligim që të pasohet ai - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - në rrugën që ndoqi,  dhe të bëhet durim gjatë thirrjes, këshillimit dhe udhëzimit të njerëzve, duke shpresuar me këtë në shpërblimin që është tek Allahu.

 

Përktheu: Jeton Shasivari

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org