Bismilah...

Burimi: Et-Temhiid li Sherhi Kitabi Teuhid, fq. 41

 

Plotësim i Teuhidit do të thotë plotësim i Dy Dëshmive (Shehadetit) “La ilahe il-lAllah Muhammedu ResuluLlah” (S’ka të adhuruar tjetër që e meriton adhurimin përveç Allahut).

Domethënia e plotësimit të Shehadetit është: pastrimi i fesë nga njollat e shirkut, bidatit dhe mëkateve. Kështu që, realizimi i teuhidit bazohet në tre gjëra:

💠 E para: braktisjen e shirkut duke u nisur nga të gjitha llojet e tij, shirkun i madh, shirkun e vogël dhe shirkun e fshehtë.

💠 E dyta: braktisjen e bidateve me të gjitha llojet e tyre.

💠 E treta: braktisjen e mëkateve me të gjitha llojet e tyre.

Kështu që, plotësimi i teuhidit bëhet sipas këtyre dy gradave: grada e obliguar dhe grada e preferuar. Në teuhid janë ata që e kanë plotësuar teuhidin sipas këtyre dy gradave.

Grada e obliguar:

Kjo do të thotë që të braktiset ajo që është detyrë, siç janë tre gjërat që i përmenda: të braktiset shirku i fshehtë dhe i qartë, shirku i vogël dhe i madh; gjithashtu të braktisen bidatet dhe mëkatet. Kjo gradë është obligim.

Grada e preferuar:

Për këtë gradë njerëzit mundohen të plotësojnë teuhidin dhe kanë dallime shumë të mëdha midis tyre. Kjo gradë do të thotë që në zemrën tënde mos të ketë anim apo synim te dikush tjetër përveç Allahut, të Madhërishmit dhe të Lartësuarit. Që do të thotë: zemra t’i drejtohet plotësisht vetëm Allahut, e jo t’i drejtohet dikujt tjetër veç Allahut. Kështu kjo zemër që i drejtohet vetëm Allahut, flet për hir të Allahut, lëviz dhe bën vepra për hir të Allahut, madje edhe lëvizjet e zemrës së tij janë vetëm për hir të Allahut, të Madhërishmit dhe të Lartësuarit.

 

Përktheu: Jeton Shasivari