Bismilah...

Zejd bin Amr bin Nufejl njihet si njeriu me Teuhid në kohën e Xhahilijetit.

Ai vdiq para se të vinte Profeti ynë fisnik – alehis-salatu ues-selam –.

Ka ardhur në Sahihun e Buhariut se ai i qortonte njerëzit e Xhahilijetit për adhurimin që ua dedikonin idhujve.

Nga fjalët që u thoshte ai njerëzve të Xhahilijetit, të cilat i ka transmetuar Bukhari në Sahihun e tij, ishin këto:

“Delen e ka krijuar Allahu dhe ka zbritur për të ujin nga qielli, atëherë përse e therni atë në emër të dikujt tjetër në vend të Allahut?”

Pra, ai i qortonte ata që thernin delen në emër të tjetërkujt në vend të Allahut dhe për t'iu afruar dikujt tjetër në vend të Allahut.

Ai nuk e hante atë që është therur për idhujt. Kur u pyet Pejgamberi – salAllahu alejhi ue sel-lem – për të, tha:

“Ai do të ringjallet si një ummet i vetëm.”

Kështu që, njeriu kur vështron me logjikë të shëndoshë, ai nuk gjen kënaqësi në asgjë tjetër përveç Teuhidit të Allahut dhe nuk mund t'i pranojë assesi ato lidhjet e kota që kanë njerëzit me idhujt.

Prandaj, shumë prej atyre që i ka udhëzuar Allahu i Patëmeta e i Lartësuar, e kanë kuptuar që kanë patur logjikë të prishur më përpara, kur adhuronin gurët, pemët, varret dhe gjërat e tjera që i kishin marrë si ortakë përkrah Allahut të Patëmeta e të Lartësuar.

Përktheu: Abdullah Beqiri