Shejkh AbdulAzijz bin Baz rahimehullah
Pyetje: A është e lejuar të lexojmë Kur’an për të vdekurin?
Përgjigje Shejkh Bin Baz: Kjo nuk është e ligjëruar. Veprat e të vdekurit janë ndërprerë, përveç tre gjërave:
1. Sadakaja e vazhdueshme
2. Dija prej së cilës përfitojnë të tjerët dhe
3. Një fëmijë i devotshëm, i cili bën dua për të ashtu siç ka thënë Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).
Kështu që leximi i Kur'anit nuk do t'i bëj dobi atij dhe ai nuk përfiton prej tij sepse ai nuk e dëgjon atë. Ai nuk do të përfitoj prej tij pas vdekjes.
Përktheu: Jeton Shasivari