
Shejkh Muhamed Nasirud-Din el-Albani – Allahu e mëshiroftë - është pyetur: “Disa të rinj bëjnë dallim midis Akijdes së Selefëve dhe Menhexhit të Selefëve, andaj i shikon disa prej tyre në akijden e Selefëve, mirëpo ata ua lejojnë veteve të tyre që të punojnë me disa nga metodologjitë që ekzistojnë sot, ndonëse ato mund të kenë kundërshtime ndaj menhexhit të Selefëve për sa i përket praktikës. Kështu që, a ka ndonjë lidhje midis Akijdes dhe Menhexhit të Selefëve në zbatimin praktik të Menhexhit Selefij?
Shejkhu u përgjigj: Ajo që besoj unë dhe me të cilën adhuroj Allahun është se ka gjëra të përgjithshme dhe gjëra specifike ndërmjet Menhexhit dhe Akijdes Selefije. Akideja është më specifike sesa Menhexhi, siç e dini të gjithë. Akideja ka një lidhje me atë që quhet - sipas mendimit të shumë prej Fukahave - “dituria e Teuhidit”, dhe ky është kreu dhe aspekti themelor i Islamit. Megjithatë, Menhexhi është më i gjerë sesa Akideja apo Teuhidi.
Kurse sa u përket atyre që pretendojnë se ka dallim (midis Akijdes dhe Menhexhit), siç ka ardhur në këtë pyetje, atëherë me këtë ata duan që ta bëjnë të lejuar për vetet e tyre marrjen e rrugëve dhe mjeteve në da’uetin e tyre për në Islam, të cilat nuk i kanë patur Selefus-Salih.
Po e them këtë në një mënyrë tjetër: ata mendojnë se kanë liri për të marrë çdo rrugë apo mjet që atyre u duket se do t’u vijë në ndihmë për të përcjellë Islamin, dhe ju jeni në dijeni për shembuj të këtyre mënyrave apo mjeteve.
Për shembull, demonstratat dhe mitingjet nëpër sheshe me qëllim detyrimin e udhëheqësve që t’i marrin në konsideratë ankesat e shoqërisë, si dhe çështje të tjera të ngjashme. Andaj ne themi se ajo që ka ardhur në Kur'an dhe në Sunet dhe ajo që ndoqën Selefus-Salih në lidhjet me objektivat, qëllimet, rrugët dhe mjetet janë të mjaftueshme për Umetin. Megjithatë, arsyeja që i shtyn disa njerëz që ta bëjnë të lejuar për vetet e tyre marrjen e e këtyre rrugëve dhe mjeteve - në fakt është me vend që unë të them se ata ua lejojnë veteve të tyre që të pasojnë verbërisht kufarët në këto rrugë që ata kanë marrë me qëllim realizimin e asaj që ata e quajnë demokraci ose drejtësi sociale - si dhe fjalë të tjera të ngjashme që nuk përbëjnë ndonjë realitet tek ata. Dhe ata - kam për qëllim këta Muslimanë - ua lejojnë veteve të tyre që të pasojnë verbërisht kufarët në këto rrugë e mjete.
Ne themi: Zoti ynë Krenar e i Lartmadhëruar nuk na ka lënë mangut asgjë me anë të Sheriatit tonë që të kemi nevojë për këtë ndarje që është shpjeguar (midis Akijdes dhe Menhexhit) dhe që t’ua kemi nevojën kufarëve dhe të marrim nga rrugët dhe mjetet e tyre të cilat mund të jenë të mira për ta, (por) kjo vetëm për shkak se ata nuk kanë ndonjë Sheriat me të cilin të udhëzohen. Dhe për këtë arsye ne themi se Menhexhi është më i gjerë sesa Akideja dhe Teuhidi, prandaj është e domosdoshme që të ndjekim rrugën që ndoqën Selefus-Salih për sa i përket të dyja këtyre çështjeve, ajo që është e gjerë (menhexhi) së pari dhe më kryesorja dhe ajo që është më e kufizuar (Teuhidi), domethënë Akideja.” [1]
Shejkh Muhamed Aman el-Xhami – Allahu e mëshiroftë – ka thënë:
“Menhexhi është rruga, kurse Akideja është ajo që beson njeriu në vetvete, siç është besimi në Zotin tuaj, besimi në Fenë tuaj dhe besimi në Pejgamberin tuaj. Ky është Menhexhi i Ehli-Sunetit dhe Xhematit në Akijde. Pra, midis rrugës drejt kësaj Akideje dhe rrugës që përshkon kjo Akijde nuk ka ndryshim. Ato janë të lidhura me njëra-tjetrën. Kurse ajo që thonë se filani është Selefij në Akijde dhe Ikhuanij në Menhexh, kjo është një filozofi e pakuptimtë.” [2]
Shejkh Rabij’ Ibn Hadi el-Medkhalij – Allahu e ruajt – është pyetur:
“Çfarë ndryshimi ka midis Akijdes dhe Menhexhit?”
Dhe ai u përgjigj:
“Çështja e dallimit midis Akijdes dhe Menhexhit ka dalë në këtë kohë sot. (Para kësaj) njerëzit nuk bënin dallim midis Akijdes dhe Menhexhit, por erdhi kjo fitne dhe disa nga njerëzit e Sunetit u çoroditën duke bërë dallim midis Akijdes dhe Menhexhit. Megjithatë, Shejkh Bin Bazi – rahimehullahu te’ala – nuk bënte dallim midis Akijdes dhe Menhexhit. Ai thoshte: “Akideja dhe Menhexhi janë një.” [3]
Shejkh ‘Ubejd el-Xhabiri – Allahu e ruajt – është pyetur:
“A ka ndryshim midis Akijdes dhe Menhexhit?”
Dhe ai u përgjigj:
“Akideja është ajo që ka për detyrë robi të besojë për sa i përket Allahut Azze ue Xhel dhe çfarë vjen nga Ai, (besimi) rreth të Dërguarve të Tij dhe asaj me të cilën ata u dërguan. Shtylla dhe tërësia e Akijdes janë gjashtë shtyllat e Imanit: besimi në Allahun, në Melaiket e Tij, në Librat e Tij, në të Dërguarit e Tij, në Ditën e Fundit dhe në Kaderin, në të mirën dhe të keqen që vjen prej tij. Pastaj vjen çdo gjë tjetër që Muslimani e ka detyrë ta besojë - dhe se ajo është e vërtetë dhe e saktë – siç janë çështjet e Gajbit, si për shembull shfaqja e fitneve ashtu siç na ka lajmëruar Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), lajmet që kanë ardhur rreth Pejgamberëve dhe të Dërguarve të mëparshëm, pavarsisht nëse ato kanë ardhur në Kur'an apo në Sunet. Poashtu, gjendjet në Berzakh (d.m.th. gjendjet e njerëzve në jetën e varrit), dënimi dhe kënaqësitë e varrit, çfarë do të ndodhë në Ditën e Gjykimit, si për shembull vendosja e Haudit, Sirati, Peshorja etj.
Kurse Menhexhi është vërtetimi, vendosja e Bazave (Usuul) dhe Degëzimeve (Furu’) të Fesë; Menhexhi është rruga nëpërmjet të cilës robi vërteton bazat dhe degëzimet e Fesë. Andaj, nëse kjo rrugë në përputhje me Kur'anin, Sunetin dhe rrugën e Selefus-Salih, atëherë ky është një Menhexh i vërtetë. Dhe nëse bie në kundërshtim me to, atëherë ai është Menhexh i prishur.
Islami përbëhet nga këto të dyja: nga pastërtia e Akijdes dhe pastërtia e siguria në Menhexh. Andaj, një prej këtyre të dyja nuk mund të ndahet dot nga tjetra.
Personi që ka menhexh të prishur, kini besim se kjo vjen nga prishja e tij në Akijde. Kur akideja është e drejtë, në rrugën e saktë, atëherë edhe menhexhi do të jetë i drejtë gjithashtu. Ngase menhexhi i Khauarixhëve u prish për shkak se Akideja e tyre ishte e prishur. Ata kishin besimin se gjaku i atyre që bëjnë gjynahe të mëdha është i lejuar, andaj për rrjedhojë ata e lejuan luftimin dhe vrasjen e tyre, si dhe rebelimin kundër udhëheqësve gjynahqarë. Ata e bënë të lejuar derdhjen e gjakut dhe marrjen e pasurisë. Dhe prandaj disa prej njerëzve të dijes kanë thënë thënë se, “Ata janë mosbesimtarë” [për shkak se bënë Istihlal, d.m.th. e bën të kejuar atë që Allahu e ka bërë harram].” [4]
Shejkh Salih el-Feuzan – Allahu e ruajt – është pyetur:
“A ka ndryshim midis Akijdes dhe Menhexhit?”
Dhe ai është përgjigjur:
“Menhexhi është më i përgjithshëm sesa Akideja; Menhexhi është në Akijde, në Suluk (normat e sjelljes), në Akhlak (moral), në Mu’amelate (marrëdhëniet e ndryshme ndërmjet njerëzve), në jetën e çdo Muslimani dhe në çdo fushë që përshkon Musliman, dhe këto quhen Menhexh. Kurse ajo që nënkuptohet me Akijde është baza e Imanit, kuptimi i dy Dëshmive dhe përbërësit e tyre, kjo pra është ajo që kuptohet me Akijde.” [5]
Ai ka thënë gjithashtu:
“Shkaku i mosmarrëveshjeve që ndodhin midis thirrësave është mosmarrëveshja në metodologjitë (që ndjekin ata). Dhe sikur thirrësat – Allahu i udhëzoftë ata që të gjithë e u dhëntë sukses – të ecnin në një metodologji të vetme, dhe ajo është metodologjia e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), ajo të cilën ka ndjekur i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe Shokët e tij, atëherë këto mosmarrëveshje nuk do të kishin ndodhur.
Andaj, është obligim për të gjithë thirrësat që të kenë një metodologji të vetme – të bazuar në Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) – dhe që thirrja e tyre të jetë për hir të Allahut dhe që fjala e Allahut të jetë më e larta. Thirrja e tyre nuk duhet të jetë për hir të tekave, ngritjes së individëve dhe grupimeve, por thirrja e tyre duhet të jetë e sinqertë për Fytyrën e Allahut, që fjala e Allahut të jetë më e larta, që të pasohet i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe të ndihmohet Feja e tij. Dhe kështu të gjitha mosmarrëveshjet do të marrin fund.” [6]
Shejkh Salih el-Feuzan – Allahu e ruajt – ka thënë gjithashtu:
“Shkaqet e përçarjes janë të shumta. Mes shkaqeve më të rëndësishme janë: Së pari, kundërshtimi i menhexhit të Selefëve, që janë Shokët e të Dërguarit të Allahut dhe ata që i ndoqën nga pas. Dhe Selefët kishin një menhexh të cilin e ndiqnin; një menhexh në Akijde, një menhexh në Da’ue, një menhexh në urdhërimin e të mirës dhe ndalimin e të keqes dhe një menhexh se si duhet të gjykohet ndërmjet njerëzve. Ky menhexh, në të gjitha situatat, ishte i bazuar në Librin e Allahut dhe në Sunetin e të Dërguarit tonë.” [7]
Ai është pyetur:
“A varet hyrja në Xhenet apo në Zjarr nga saktësia e Menhexhit që ka njeriu?”
Ai u përgjigj: “Po. Kur menhexhi i njeriut është i saktë ai do të jetë në Xhenet. Andaj, nëse ai është në Menhexhin e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe Menhexhin e Selefus-Salih, ai do të jetë një nga banorët e Xhenetit me lejen e Allahut. Dhe kur ai ecën në menhexhin e të devijuarve, ai është i kërcënuar me Zjarr.” [8]
Fundnota:
[1] Marrë nga revista el-Esale, vëll. 22
[2] Shkëputur nga kaseta me titull, el-Exhuibetudh-Dhehebije ‘alel-Es’iletil-Menhexhije.
[3] Thebat ‘ala Sunnah (fq. 47).
[4] Shkëputur nga kaseta me titull, el-Ijdah uel-Bejan fij Keshf Ba’d Tara’ik Firkatil-Ikhuan.
[5] el-Exhuibetul-Mufijde ‘anil-Es’iletil-Menahixhul-Xhedijde, fq. 75.
[6] el-Ixhabetul-Muhimmeh fil-Meshakil-Mulimmeh, fq. 221-222.
[7] Wuxhubut-Tethebbut fil-Akhbar, fq. 18.
[8] el-Exhuibetul-Mufijde ‘anil-Es’iletil-Menahixhul-Xhedijde, fq. 77
Përktheu Alban Malaj
S’ka dyshim që Imani është gjëja më e rëndësishme, për të cilin robi duhet të kujdeset në këtë jetë, sepse ai është gjëja më e mirë që kanë fituar shpirtrat dhe kanë arritur zemrat, me të cilin robi fiton pozitën e lartë në dunja dhe ahiret. Madje, e gjithë mirësia në dunja dhe në ahiret përkufizohet vetëm se në Imanin e saktë.
Ky është synimi i mësimit të Sira-s: që të kuptosh Fenë e Pejgamberëve – ‘alejhimus-salatu ues-selam – të kuptosh Teuhidin që ta ndjekësh atë dhe të kuptosh shirkun që të qëndrosh larg tij. Pra, nuk mjafton që njeriu vetëm të njohë të vërtetën, por patjetër duhet të njohë të vërtetën bashkë me të pavërtetën; e njeh të vërtetën që të punojë me të dhe e njeh të pavërtetën me qëllim që të rrijë larg saj, sepse nëse nuk e njeh të pavërtetën, bie në të pa e ditur. Prandaj, kur je duke ecur në një rrugë të cilën nuk e njeh, dhe në të gjenden gropa dhe rreziqe, ndoshta mund të vritesh duke mos e ditur, bie në gropë pa e ditur.
Vëlla musliman: A e di që Allahu t’i ka bërë obligim pesë namazet ditën dhe natën? A e di që namazi është shtylla e dytë nga pesë shtyllat e Islamit? A e di që namazi është kriter ndarës midis muslimanit dhe qafirit? A e di që namazi është shtylla më e madhe e Islamit, mbas shtyllës së parë që janë dy Dëshmitë “La ilahe il-lAllah, Muhamedun Rasul-lUllah”? A e di që namazi, urdhërimi i tij, sqarimi i vlerës së tij dhe vlerës së namazlive dhe kërcënimi për ata që e neglizhojnë atë, të gjitha këto janë përsëritur në Kur`an në 91 vende të ndryshme? Kjo padyshim që tregon për rëndësinë e madhe që ka namazi mbas Teuhidit!
Vëlla musliman: A e di që Allahu i ka kërcënuar me mjerim ata që falen dhe nuk i japin rëndësi namazit me xhemat në xhami, në kohën e përcaktuara? Ai ka thënë: “Mjerë për ata që falen, ata të cilët nuk i kushtojnë rëndësi namazit.” Po si do të jetë halli i atij që e lë tërësisht namazin? A e di që namazi është lidhje mes robit dhe Zotit të tij të Madhëruar e të Lartësuar? A e di që “namazi më i rëndë për munafikët është namazi i jacisë dhe namazi i sabahut, e po ta dinin ata se çfarë ka në to, do të kishin ardhur që t’i falnin qoftë edhe duke ecur zvarrë me gjunjtë e tyre”? A e di që të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – i kërkoi leje një burr i verbër që të falej në shtëpi, me justifikim se nuk kishte asnjë që ta shpinte në xhami, por megjithatë ai nuk i dha leje atij? Por si është halli me ...
Sikur të ishte ashtu siç thonë ata, që njerëzit të lihen pabesimtarë, të adhurojnë ç’të duan ata, kjo fjalë e të Lartësuarit:
“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit vetëm se që të më adhurojnë Mua.” Edh-Dharijat, 56-57.
Nuk do të kishe dobi, xhihadi në rrugë të Allahut nuk do të kishte dobi dhe thirrja për tek Allahu nuk do të kishte dobi. Madje, nuk do të kishte dobi as krijimi i Xhenetit dhe Zjarrit. Përderisa pabesimtarët janë të lirë, përse do të hyjnë në Zjarr dhe do të dënohen në të përgjithmonë, kur ata janë të lirë – siç thonë ata?! Andaj, këto fjalë që thonë ata janë të pavërteta.
“Dijetarët e kanë detyrë që të marrin përsipër edukimin e brezit të ri të Muslimanëve, me dritën e Kur`anit dhe Sunetit. Nuk lejohet që t’i lëmë njerëzit të vazhdojnë me botëkuptimet e tyre të gabuara që kanë trashëguar nga njëri-tjetri, disa nga të cilat janë të pavërteta sipas konsensusit të imamëve të fesë. Ndërsa disa të tjera janë objekt mospajtimi, dikush prej tyre ka këndvështrimin e tij, ixhtihadin dhe mendimin e tij, mirëpo disa prej këtyre ixhtihadateve dhe mendimeve bien ndesh me Sunetin.
Mbasi që këto çështje të jenë spastruar dhe pikënisja dhe rruga që duhet të ndiqet të jetë sqaruar, atëherë duhet patjetër që të bëhet edukimi i brezit të ri me këtë dituri të saktë.
Pikërisht ky edukim është ai që do të na japë një shoqëri të pastër Islame, e rrjedhimisht ka për t’u ngritur shteti Islamik për ne.
Ama pa këto dy kushtet paraprake: dituria e saktë dhe edukimi i saktë me këtë dituri të saktë – sipas ajo që besoj unë – është e pamundur që të vendoset Islami apo ligji Islam apo shteti Islam.”
Kjo është një ese e shkurtër, e cila ofron disa të dhëna rreth lëvizjes kriminale “Huthi”, e cila është shfaqur prej disa viteve në veri të Jemenit, e që më mbas guxoi që të shkelë kufijtë e Saudisë dhe filloi të derdhë gjakun e ndaluar, në muajin kur lufta është e ndaluar. Rrjedhimisht, Shërbëtori i Dy Xhamive të Shenjta, Mbreti ‘Abdullah Ibën ‘Abdul-‘Azijz – Allahu e mëshiroftë - urdhëroi që të mbrohet vatani dhe të pastrohet toka nga çdo mizor. Atëherë, ushtarët e Teuhidit dhe luanët e Sunetit kryen detyrën e tyre, lavdi Allahut dhe falë mirësisë së Tij.
Për të kontribuar në këtë Xhihad Sheriatik, pata dëshirën që të përmblidhja një ese të shkurtër rreth kësaj lëvizjeje, nga shkrimet dhe publikimet që janë bërë, duke shtuar në fund disa këshilla të dobishme, sidomos për banorët e krahinave kufitare, afër zonave ku kanë ndodhur luftimet.
Selefizmi është ndjekja e rrugës që ka ndjekur i Dërguari - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - dhe Sahabët e tij, dhe në esencë ai është metodologjia e jetës që duhet ta ndjekë Muslimani:
“Thuaj: namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë për Allahun, Zotin e gjithësisë.”
Prandaj, Selefizmi nuk kufizohet vetëm në kërkimin e diturisë, saqë të thuhet: “selefizmi akademik”!
As nuk kufizohet Selefizmi vetëm në xhihadin në Rrugën e Allahut, saqë të thuhet: “selefizmi xhihadik”.
As nuk bën të thuhet: “selefizmi taklidik” (d.mth. selefizmi i imitimit të verbër), sepse Selefizmi është ndjekje e rrugës që ka ndjekur Pejgamberi - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - dhe Sahabët e tij, kështu që, a është me vend që ai të quhet “selefizmi taklidik”?
Kështu që, Selefizmi i atribuohet vetëm pasimit të përpiktë të të Dërguarit - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -, nga ana e Selefëve të devotshëm, dhe nuk është Selefizmi “selefizmi i filan dijetari” apo “selefizmi i filan davetçiu”, ngaqë Selefizmi është vet Islami i pastër dhe burimi i kulluar, për atë që kërkon rrugën që ndoqi i Dërguari - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - dhe Sahabët e tij, dhe ai është Xhemati.
Kjo është një broshurë e dobishme, rreth çështjeve të cilat njeriu e ka detyrë që t’ua mësojë fëmijëve,
përpara se ata të mësojnë
Kur`anin, në mënyrë që të bëhen njerëz të plotësuar me
natyrshmërinë Islame, ithtarë të mirë të Teuhidit, në rrugën e Imanit. E kam përpiluar këtë në formën e pyetjeve dhe përgjigjeve.
Dihet që periudha e rinisë është një periudhë shumë e rëndësishme në jetën e njeriut, sepse ajo është periudha e fuqisë, energjisë, shkathtësisë, fuqisë trupore dhe mprehtësisë shqisore. Ndërsa kur njeriu plaket, dobësohen shqisat e tij dhe fuqia e tij.
Me të vërtetë Islami i ka kushtuar kësaj periudhë vëmendje të veçantë dhe kujdes të madh, dhe kanë ardhur tekstet sheriatike për ta theksuar peshën dhe rëndësinë madhështore që ka kjo periudhë, saqë ka nxitur Profeti ynë - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – që të shpejtohet në shfrytëzimin e kësaj periudhe kohore dhe në të njëjtën kohë ka paralajmëruar që ajo të mos çohet dëm.
“O ju njerëz, është dhënë një shembull, veni veshin pra: Vërtet ata që ju po i adhuroni në vend të Allahut, nuk do të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të. E nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë atë prej saj. I dobët është edhe lutësi edhe i luturi.” [el-Haxh, 73]
Të gjithë idhujt dhe gjithçka që adhurohet në vend të Allahut, nuk mund të krijojnë mizën. Atëherë, qysh adhurohen ata në vend të Allahut, kur ata nuk mund të krijojnë mizën, e cila është gjëja më e vogël dhe më e pavlerë? Nuk u kërkua nga ata që të krijojnë ndonjë vend, ndonjë mal, ndonjë deve, ndonjë lopë apo njerëz, por u kërkua nga ata që të krijojnë një mizë, gjënë më të vogël. Me këtë, Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa – tregon paaftësinë e idhujve të mushrikëve, se përderisa ata nuk mund të krijojnë mizën, atëherë qysh adhurohen përkrah Krijuesit, i Cili është Krijuesi i çdo gjëje? I Pastër nga çdo e metë dhe i Lartësuar është Ai. Allahu është Krijuesi i çdo gjëje, Krijuesi suprem, i Gjithëdijshmi, Ai i cili ka fuqi të bëjë çdo gjë. Andaj si mund të krahasohet Allahu me ata idhuj?
Ka thënë shejkh Abdul-‘Aziz bin Baz – Allahu e mëshiroftë:
“Sunneti është që t’i përmbahesh lutjeve të mëngjesit dhe të mbrëmjes, në kohën e tyre. Nëse mbaron koha e tyre, atëherë ikën edhe shpërblimi i tyre, i cili është i lidhur me kohën e tyre. Ndërsa Tesbihu (SubhanAllah), Tahlili (La ilahe il-lAllah), Tehmidi (ElhamduliLah), Tekbiri (Allahu Ekber), Istigfari (EstagfirUllah), Duaja (lutja) dhe fjala “la Haule ue la Kuuete il-la bil-Lah”, këto janë të lejuara të thuhen në çdo kohë.”
📘 Mexhm'u Fetaua ue Mekalat, 26/72
Dhe kjo është një broshurë e shkurtër dhe e
nevojshme për qartësimin e këtyre g jakrave dhe
dispozitave të tyre, në të cilën përfshihen këto
kapituj:
• Kapitulli i parë: Domethënia e Hajdit
(Menstruacioneve) dhe urtësia e tij.
• Kapitulli i dytë: Periudha dhe kohëzgjatja e Hajdit.
• Kapitulli i tretë: Ndryshimi i pazakontë g jatë
Hajdit.
• Kapitulli i katërt: Dispozitat e Hajdit.
• Kapitulli i pestë: Istihada dhe dispozitat e saj.
• Kapitulli i g jashtë: Nifasi (Lehonia) dhe dispozitat
e tij.
• Kapitulli i shtatë: Përdorimi i ndaluesve apo
stimuluesve të Hajdit; parandaluesve ose
ndërprerësve të shtatzanisë.
Tema është rreth të Drejtave të Allahut – Tebarake ue Te’ala – mbi robërit e Tij, e sa të mëdha që janë të Drejtat e Allahut – Subhanehu ue Te’ala – mbi robërit e Tij!?
S’ka dyshim se të gjitha përpjekjet e robërve janë të pamjaftueshme për të përmbushur falenderimin e
Allahut për një begati të vetme nga begatitë e Tij të vogla që u ka dhënë atyre. Tema është interesante, lidhet me shumë ajete dhe një sërë çështjesh dhe të gjitha bashkë takohen në një rrjedhë të vetme: Emrat dhe Cilësitë e Tij, veçimi i Allahut në Rububijen e Tij dhe veçimi i Tij në adhurimin e Tij – Subhanehu ue Te’ala.
Dhe argument për këtë janë të gjitha krijesat e Tij – Subhanehu ue Te’ala – dhe mrekullitë e Tij në univers. Unë do t'u shpalos ato ajete, të cilat janë argumente që vërtetojnë obligimin e përmbushjes së kësaj të Drejte ndaj Allahut, Zotit të botëve.
Kjo është një broshure e shkurtër për Abdesin, Guslin dhe Namazin në përputhje me atë që ka ardhur në Kuran dhe në Sunet.
Të gjitha lavdet i takojnë Atij që valviti mbi krijesat e Tij flamujt e Teuhidit, që i uli poshtë flamujt e njerëzve të Shirkut dhe poshtërsisë, që mposhti me kulmin e fuqisë së Tij çdo tiran kryeneç, që mbështeti me ndihmën dhe përkrahjen e Tij këdo që e veçoi Atë me Teuhid, që i vaditi zemrat e tyre me shiun e begatshëm të Kuranit dhe vesën e Sunetit, fryt i të cilave ishte besimi i pastër dhe fjala e drejtë; është Ai i Cili jep dhe privon, ul poshtë dhe ngre lart, lidh dhe këput, i Cili ka urtësinë absolute dhe argumentin e pakundërshtueshëm.
Do të trajtojmë – In sha Allah – një çështje e cila i intereson çdo Muslimani dhe Muslimane-je, e ajo është Akide-ja (Besimi). Akide-ja është baza e cila i saktëson të gjitha punët. Pra, çdo punë e cila nuk është ndërtuar mbi Akiden e shëndoshë, i refuzohet atij që e ka vepruar atë, sado që ta ketë lodhur veten dhe ta ketë shpenzuar jetën e tij për atë punë.
Akide-ja është baza e fesë dhe thelbi i thirrjes së Pejgamberëve dhe të Dërguarve, prej të parit të tyre e deri tek i fundit, dhe robi do të pyetet për të në Ditën e Kijametit, sikurse ka ardhur në ether:
“Për dy fjalë do të pyeten të parët dhe të fundit: çfarë adhuronit? Dhe si iu përgjigjët të Dërguarve”?
Për këto dy fjalë do të pyetet në Ditën e Kijametit çdo krijesë. Dhe përgjigja e parë është dëshmia “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut (la ilahe il–lAllah),” ndërsa përgjigja e dytë është dëshmia se “Muhamedi është i Dërguari Allahut (Muhamedur–Rasulullah),” duke e bërë këtë me fjalë dhe me vepra.
"Allahu ua ka ngritur argumentin njerëzimit deri në Ditën e Kijametit; andaj nuk i ka mbetur askujt ndonjë argument kundër Allahut pas dërgimit të Muhamedit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -.
Ka thënë Allahu - ‘Azze ue Xhel-le - për Pejgamberin - ‘alejhis-salatu ues-selam - dhe për vëllezërit e tij Muslimanë:
“Ne të kemi shpallur ty ashtu siç i kemi shpallur Nuhut dhe Pejgamberëve pas tij; dhe i kemi shpallur Ibrahimit, Isma’ilit, Is`hakut, Jakubit dhe bijve të tij, si dhe Isait, Ejubit, Junusit, Sulejmanit dhe Davudit i dhamë Zeburin. Për disa të dërguar të kemi treguar tashmë dhe për disa të tjerë nuk të kemi treguar. Dhe Allahu i ka folur Musait drejtpërdrejtë me fjalë. (Këta janë) të Dërguar që kanë sjellë lajme të mira e kanë paralajmëruar, në mënyrë që njerëzit të mos kenë ndonjë justifikim ndaj Allahut, pas ardhjes së të Dërguarve. Vërtet, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.”
Dhe gjëja më e madhe që ai solli nga Allahu dhe gjëja e parë që ua urdhëroi njerëzve është që ta veçojnë Allahun në adhurimin e Tij, të vetëm e pa i shoqëruar askënd tjetër, që e gjithë Feja të jetë vetëm për Atë.”
Këto janë katër rregullat për të cilat ka tërhequr vëmendjen autori – Allahu e mëshiroftë –, të cilat janë rregulla të rëndësishme. Dhe kush arsyeton dhe i kupton ato mirë, ka për ta kuptuar fenë e mushrikëve (idhujtarëve) dhe ka për ta kuptuar fenë e Muslimanëve. Dhe shumica e njerëzve nuk i kuptojnë këto rregulla, prandaj atyre iu pështjelluan çështjet dhe adhuruan në vend të Allahut varret, të varrosurit në to, njerëzit e devotshëm, pemët dhe gurët, ndërkohë që ata mendojnë se janë në udhëzim, për shkak të injorancës së tyre për realitetin e Teuhidit dhe realitetin e Shirkut.
Dhe autori i këtyre parimeve është dijetari, Imami, Muhammed Ibën ‘Abdil-Uehhab – Allahu e mëshiroftë –, ripërtëritësi i simboleve të fshira të Islamit në këtë gadishull, në gjysmën e dytë të shekullit të dymbëdhjetë, i cili vdiq në vitin 1206 të hixhretit pejgamberik.
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibën Baz
Sureja el-Fatiha, “Nëna e Kur`anit”, sepse me të vërtetë ajo është nëna e Kur`anit. Ajo përmban besimin dhe veprat të cilat i përmban Kur`ani, prandaj na ka njoftuar Allahu - Subhanehu ue Te’ala - se ajo është “shtatë vargjet që përsëriten”. Dhe prandaj i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - e njoftoi Ebu Hurejrën dhe Ubej Ibën Ka’bin - radij-Allahu ‘anhuma - se në të vërtetë me “shtatë vargjet që përsëriten” është për qëllim kjo sure madhështore e gjithëpërfshirëse, e cila ka përmbledhur llojet e Teuhidit, veprat e mira, besimin në Ditën e Kthimit dhe besimin në Pejgamberllëk. Pra, ajo është një sure shumë e madhe dhe për këtë arsye është quajtur “Nëna e Kur`anit”. “Nëna” e diçkaje është baza e saj, sikurse i thonë Mekkes “Ummul-Kuraa” (Nëna e fshatrave). Ndërsa Fatihaja është “Nëna e Kur`anit”, sepse Kur`ani vërtitet rreth saj: kuptimet e Kur`anit, llojet e Teuhidit, dispozitat dhe adhurimet i përmban kjo sure madhështore.
Ibën Kajjim – Allahu ë mëshiroftë – në librin e tij: “Ahkamu Ehli Dhimmeh”, ka thënë:
“Ndërsa urimi për ritualet e kufrit që janë të veçuara për kufrin, është haram sipas unanimitetit të dijetarëve, si p.sh. t’ua urosh festat e tyre apo agjërimin e tyre duke u thënë: “Gëzuar Festa”, apo t’i urojë për festën me diçka të ngjashme. Nëse ai që e thotë këtë shpëton nga kufri, ajo prapëseprapë është nga haramet dhe është e njëjtë sikur ta urosh atë që i përulet (në sexhde) kryqit. Bile kjo është mëkat më i madh tek Allahu dhe është më e urryer se t’i urosh ata për pirjen e alkoolit, për vrasjen e njeriut apo për marrëdhëniet intime të jashtëligjshme apo gjëra të ngjashme. Shumë prej atyre që nuk kanë respekt për fenë, bien në gjëra të tilla dhe nuk e dinë shëmtinë që kanë bërë. Pra, ai që e uron robin për një gjynah, bidat apo kufër, ai e ka ekspozuar veten e tij ndaj zemërimit dhe urrejtjes së Allahut.”
Kjo është një ligjëratë e mbajtur nga dijetari i nderuar Rabij’ Ibn Hadi el- Medkhalij (hafidhahullah), në Xhaminë e Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn Bazit në Ta’if, më 3 Muharrem të vitit 1413 Hixhrij. Autori, i cili është njëkohësisht një nga nxënësat më të afërt të Shejkh Ibn Bazit – Allahu pastë mëshirë për të - diskuton rëndësinë dhe domosdoshmërinë e ndjekjes së metodologjisë së Selefëve. Njëkohësisht, ai paralajmëron kundër shkaqeve dhe faktorëve që kanë shkaktuar ndarje e përçarje midis Muslimanëve në kohën e sotme. Në fund të ligjëratës, Shejkh Ibn Bazi – Allahu pastë mëshirë për të – pasi vlerëson fjalët e dijetarit Rabij’ el-Medkhalij, ai bën komentet e tij për temën e trajtuar duke rikthesuar fjalët e parafolësit dhe jep disa këshilla të vyera. Lexuesi do të gjejë tek kjo broshurë një realitet krejt ndryshe nga ç’ka dëgjuar deri më sot. Ai do të shohë se rruga e dijetarit Rabij’ el-Medkhalij është në harmoni me rrugën e dijetarit të madh ‘Abdul-‘Azijz Ibn Baz, ndonëse shpifjet dhe gënjeshtrat e të devijuarve e kanë mjegulluar këtë realitet. Audioja e plotë e kësaj ligjërate është publikuar e plotë tek AudioSelefi.org. Suksesi vjen vetëm prej Allahut.
Kjo është një broshurë e rëndësishme rreth Akijdes, të cilën e shkroi Shejkhu Ebu ‘Abdullah, el-Imam Muhamed Ibn ‘Abdul-Uehab Ibn Sulejman Ibn ‘Ali et-Temijmi el-Hanbelij, Imami i famshëm, Ringjallësi i gjurmëve të Islamit të cilat u fshinë gjatë gjysmës së dytë të shekullit të dymbëdhjetë, Allahu e mëshiroftë dhe ia bëftë të këndshëm vendbanimin. Ai – Allahu e mëshiroftë – ua mësonte këto parime nxënësave të dijes dhe popullit të thjeshtë që t’i mësonin përmendësh dhe që të rrënjoseshin në zemrat e tyre ngase ato janë prej parimeve të Akijdes. Ai vdiq në vitin 1206 Hixhrij, ndërsa lindi në vitin 1115 Hixhrij. Pra, ai jetoi nëntëdhjetë e një vite. Jeta e tij qe e mbushur përplot me bamirësi dhe thirrje për tek Allahu, duke dhënë mësim e udhëzim dhe duke bërë durim përgjatë kësaj veprimtarie. Nëpërmjet tij Allahu shpëtoi robërit dhe vendin në kohën kur ka jetuar, në këtë Gadishull. Thirrja e tij u përhap gjithashtu edhe jashtë Gadishullit (Arabik), që nga Shami, Egjipti, Iraku, India etj, si rezultat i thirrësave që morën dijen prej tij dhe pastaj shkuan në ato vende e shtete, dhe si rezultat i letrave dhe librave të tij që u përhapën nga ai dhe nga pasuesit, përkrahësit dhe thirrësat që ndiqnin thirrjen e tij për tek Allahu.
Dëshmia se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, kjo është baza e fesë dhe nuk hyn njeriu në Islam vetëm se me këtë dëshmi, e nëse ai vjen me diçka që e anulon këtë dëshmi, atëherë ai del prej Islamit.
Kuptimi i saj është: Nuk ka të Adhuruar me të drejtë përveç Allahut, thua: “Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut”, d.m.th ti dëshmon se Allahu i Vetëm është Ai që e meriton adhurimin, dhe adhurimi i dikujt a diçkaje përveç Allahut është i kotë, si: Pejgamberët, Melaiket, njerëzit e mirë, pemët, gurët, dielli, hëna, të gjitha këto adhurohen në vend të Allahut, porse adhurimi ndaj tyre është i pavlerë.
Pra, besimtari dëshmon se vetëm Allahu është Ai që e meriton adhurimin, dhe askush nuk është ortak me Allahun në adhurim, as edhe sa një grimcë. E nëse ti ja kushton diçka prej adhurimit, i cili është detyrë të jetë i sinqertë vetëm për Allahun, e që duhet kushtuar vetëm Atij, dhe vetëm Allahu duhet synuar me këtë adhurim, dhe nëse ti ia dedikon diçka prej këtij adhurimi dikujt tjetër përveç Allahut, atëherë ti i ke bërë shok Allahut – Allahu na ruajtë.
Sot je i gjallë, kurse nesër je i vdekur. Ti nuk e di kur të vjen vdekja, nuk e di kur të vjen fundi. Vdes i riu, vdes i moshuari, vdes vajza e re, vdes e moshuara. Kurdo që të vijë vdekja, ajo do të vijë për të gjithë. Prandaj ji i përgatitur për Takimin me Allahun. Ti nuk e di kur do të vdesësh. Ti nuk e di kur do të vdesësh. Të mos tregohemi të shkujdesur ngaqë ndihemi të fuqishëm fizikisht. Ka prej njerëzve që tregohen të shkujdesur, ngaqë janë të preokupuar me jetën rinore, apo me fuqinë e trupit të tyre, apo preokupohen me lojra e dëfrime, apo preokupohen me tregëti, apo preokupohen me postin apo me pozitën që kanë në shoqëri apo me gjëra të tjera si këto. Pra, ata preokupohen dhe kështu largohen nga bindja ndaj Allahut - ‘Azze ue Xhel-le -. Pra, Allahu - ‘Azze ue Xhel-le - na tërheq vëmendjen dhe na urdhëron që ta kemi në mendje qëndrimin para Tij. Ne do të qëndrojmë përpara Allahut këmbë-zbathur e të zhveshur, do të ikin nga ne ata që i kishim patur të afërt dhe ata që i kishim të largët, do të ikin nga ne qofshin shumë a pak, e s’do të kemi asgjë tjetër në atë Ditë. Do të ringjallen njerëzit këmbë-zbathur e të zhveshur, nuk do të kenë as mbretëri e as udhëheqje. Do të ikin të gjithë e s’do të mbetet askush tjetër pos veprës tënde: nëse është e mirë do të gjesh mirë, e nëse është e keqe do të gjesh keq. Nuk do të zbresësh në varrin tënd me sevapet e dikujt tjetër dhe as me gjynahet e dikujt tjetër. Çdonjëri prej nesh ka për të zbritur në varrin e tij vetëm me sevapet e tij dhe me gjynahet e tij.