Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Ajid esh-Shimmeri

Burimi: http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=45571

Burimi: Ligjërata me titull “ed-D’aueh es-Selefijeh fi Muaxhehat et-Tehaddijaat,” minutat 01:10:52

 

 

Unë jam kundër atyre që paralajmërojnë kundër çdo personi prej dijetarëve Selefij dhe kundër mësimeve të tyre vetëm për faktin se i kanë kundërshtuar në një çështje. Unë i refuzoj ata dhe këtë e kam sqaruar. Unë nuk pajtohem me atë që paralajmëron për mësimet e Shejkhut tonë Salih es-Suhejmi apo të tjerëve. Kjo është fe me të cilën e adhuroj Allahun – e Plotfuqishëm e të Madhëruar. Dhe këtë gjë ua kam sqaruar të gjithëve. A është e qartë apo jo?

Kjo është fe dhe nuk çaj kokën fare. Unë jam kundër sprovimit të Selefijve që nëse filan Shejkhu foli kundër filanit pa mos sjellë xherh mufesser (kritik të detajuar), të sprovohen selefijt, përndryshe ju pajtoheni me atë (të refuzuarin). Jo! Ne themi: ti thua xherh mufesser... O Shejkhu jonë Rabij sille xherhin mufesser! O Shejkh Ubejd el-Xhabirij sille xherhin mufesser! O Shejkh Salih Suhejmi sille xherhin mufesser! O Shejkh Abdul-Muhsin el-Abbad sille xherhin mufesser.

Nëse një njeri është i njohur për selefizëm dhe ka gabime dhe ju keni folur kundër tij, atëherë na sqaroni edhe neve dhe na shpjegoni me detaje. Ne jemi selefij, ecim me fakte dhe argumente. Nuk pasojmë qorrazi.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari