Burimi: Ittiba’u Menhexhi es-Selef Uaxhibun la Khajare fihi, fq. 4

 

(Parathënie e Shejkh Salih el-Feuzan në librin e Shejkh Muhamed Aman el-Xhamij)

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.

 

Të gjitha falënderimet i takojnë Allahut.

Më tej:

E kam njohur Shejkh Muhamed Aman el-Xhamijn, Allahu e mëshiroftë, dhe ai ishte një dijetar që punonte me diturinë që kishte; ai ishte i kapur fortë për metodologjinë e Selefëve të devotshëm. Aq shumë e mbronte këtë metodologji, saqë armiqtë e tij u shfryen tërë mllef kundër tij, siç ka ndodhur edhe me dijetarët e tjerë të Ehli Sunnetit të cilët e mbrojtën Sunnetin nga armiqtë e tyre bidatxhi, porse e vërteta e shtyp të pavërtetën, siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

بَلْ نَقْذِفُ بِالْحَقِّ عَلَى الْبَاطِلِ فَيَدْمَغُهُ فَإِذَا هُوَ زَاهِقٌ

“Përkundrazi, ne e gjuajmë të pavërtetën me të vërtetën, kështu e pavërteta zhduket.” El-Enbija, 18

Madje, armiqtë e këtij dijetari, e etiketuan atë dhe vëllezërit e tij që ishin nga Ehli Sunnetit me epitete përbuzëse duke i quajtur “Xhamijeh” me shpifje dhe gënjeshtra, me qëllim që ai i cili nuk e njeh Shejkh Muhamed Aman el-Xhamijn, të mendojë se ai ndjek një medh’heb (doktrinë) të veçantë që e kundërshton Ehli Sunnetin dhe Xhematin, porse këto fjalë nuk e dëmtojnë atë dhe nuk ia ulin pozitën e tij.

Lusim Allahun që të na falë neve dhe atë.

Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin, shokët e tij dhe familjen e tij.

 

Shkroi:

Salih bin Feuzan el-Feuzan

Anëtar i Komitetit të Dijetarëve të Mëdhenj

Më datë 28.11.1438 h.

 

Përktheu: Jeton Shasivari