Autor: Shejkh Salih Ibn Feuzan el-Feuzan
Burimi: el-Ixhabaat el-Muhimmeh fil-Meshaakil el-Mulimmeh - Vëllimi 2, faqe 81-82
Shkëputur nga ligjërata: "Rëndësia e Kërkimit të Dijes”
Pyetje: “Nëse dy apo më shumë njerëz mblidhen në një shtëpi dhe fillojnë studimin e librave (të dijes) dhe disa hadithe, çfarë mendoni ju për këtë gjë?”
Përgjigje: “Izolimi i disa të rinjve me njëri-tjetrin dhe mbajtja e mësimeve nëpër shtëpira, mësimi dhe leximi me njëri-tjetrin - (në të gjitha këto) ka rrezik të madh. Kjo nuk u bën aspak dobi atyre, përkundrazi ata mund të mashtrohen (duke menduar se po përfitojnë) prej kësaj.
Ata e kanë detyrë që të shkojnë tek dijetarët dhe të ulen me ta në çfarëdo vendi. Kurse që të ulesh në shtëpitë dhe grupet e të rinjve injorantë që lexojnë, shpjegojnë dhe sqarojnë me mendjet e tyre, atëherë këtu ka një rrezik të madh.
Që ata të rrinë në injorancë është më mirë (për ta) sesa të ndjekin këtë rrugë. Kjo për shkak se (gjendja e) injorantit që e di se nuk ka dije (el-xhahil el-basit) është më e thjeshtë sesa (gjendja e) injorantit që nuk e di se është injorant (el-xhahil el-murakkab). Kështu që, el-xhahil el-basit e di që është injorant, kurse el-xhahil el-murakkab mendon se është i ditur ndërkohë që ai është injorant.”
Përktheu Alban Malaj