Bismilah...

Autor: Ebu Abdullah Muhamed bin Muflih el-Makdisij el-Hanbelij (763 h.)

Burimi: el-Adaab esh-Sher’ijeh ue el-Minahu el-Mer’ijeh, 1/290

 

Obligimet që ka Muslimani ndaj Muslimanit janë:

·        t’ia mbulojë turpet e tij,

·        ta falë për gabimet e tij,

·        të ketë mëshirë për dhimbjen e tij,

·        ta falë atë për lëshimet e tij,

·        ta pranojë arsyetimin e tij,

·        të refuzojë që ai të përgojohet,

·        të vazhdojë ta këshillojë atë,

·        ta ruajë shoqërinë me të,

·        të kujdeset për nderin e tij,

·        t’i përgjigjet ftesës së tij,

·        ta pranojë dhuratën e tij,

·        të mbajë lidhje të mjaftueshme me të,

·        ta falënderojë atë për mirat që i bën,

·        ta ndihmojë atë aq sa mundet,

·        t’ia plotësojë nevojën e tij,

·        të ndërmjetësojë për ndonjë çështje të tij,

·        t’i thotë “Allahu të mëshiroftë” kur ai teshtin,

·        t’ia kthejë sendin që e ka humbur ai,

·        ta miqësojë atë,

·        të mos e armiqësojë atë,

·        ta ndihmojë atë kundrejt atij që i ka bërë zullum,

·        ta ndalë atë që të mos i bëjë padrejtësi dikujt tjetër,

·        të mos heq dorë nga ai,

·        të mos e tradhtojë atë,

·        të dëshirojë për të atë që dëshiron për veten e tij,

·        të urrejë për të atë që urren për veten e tij.         

 

Përktheu: Jeton Shasivari