Autor: Abdul-Aziz ibën Baz (1420 h.)
Pyetje: Motra Nurah bint Abdul-Aziz el-Ubejd nga provinca e Kasimit, qyteti i Unejzes, po e dërgon këtë letër duke u shprehur falënderime juve dhe lutet për ju që te keni jetë të gjatë në vepra të mira, ajo thotë: Çfarë gjykimi ka shkurtimi i fjalës “sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem” për Pejgamberin me shkronjat "s.a.v.s."?
Përgjigje: Kjo nuk duhet të bëhet. Ai që e shkruan salavatin për Pejgamberin, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ose kur e shqipton atë, duhet që ta thotë atë të plotë. Duhet të thotë “sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem” dhe jo të thotë “s.a.v.s.”, dhe as “s.” Nuk duhet që të kemi plogështi në këtë gjë, përkundrazi suneti dhe ajo që ka ardhur në Sheriat është shkrimi i plotë i salavatit, duke thënë: “sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem,” ose “alejhis-salatu ues-selam,” sepse Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar ka thënë:
إِنَّ اللَّهَ وَمَلائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا صَلُّوا عَلَيْهِ وَسَلِّمُوا تَسْلِيماً
“Allahu dhe melaiket e Tij dërgojnë salauate për të Dërguarin. O ju që besoni, dërgoni salauate dhe selame për të.” El-Ahzab, 56
Ndërsa Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, thotë:
من صلى علي واحدة صلى الله عليه بها عشرا
“Kush më dërgon mua një salavat, Allahu i dërgon atij dhjetë.”
Është transmetuar nga i Dërguari, ‘alejhis-salatu ues-selam, se Xhibrili e ka lajmëruar atë se:
أن من صلى عليه واحدة صلى الله عليه بها عشرًا، ومن سلم عليه واحدة سلم الله عليه بها عشرًا
“Ai që dërgon një salavat, Allahu i dërgon atij dhjetë salavate, ndërsa ai që i dërgon atij një selam, Allahu i dërgon atij dhjetë selame.”
Një vepër e mirë shpërblehet me dhjetë të mira. Kështu që, besimtari dhe besimtarja nuk duhet të kenë plogështi në shkrimin e salavatit, apo të kenë plogështi në shqiptimin e salavatit kur përmendet Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Pra, ta shkruash salavatin me shkronjën “s” apo me “s.a.v.s.” në formë aludimi për të, kjo nuk duhet të bëhet.
Përktheu: Jeton Shasivari
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org