Bismilah...

Njeriu i sinqertë nuk mërzitet nga mosmirënjohja ashtu siç mërziten njerëzit e tjerë, ngaqë ai e di që, normalisht, njerëzit janë lloj e soj; disa njerëzve ti u bën mirë, kurse ata të hapin gropën ty. Disa njerëzve të tjerë ti u bën mirë, kurse ata mendojnë se si të shpërblejnë ty akoma më mirë sesa e mira që u bëre ti atyre! Pra, njerëzit janë në grada të ndryshme.

Kështu që, nëse njeriu punon dhe mundohet që t’i kënaqë njerëzit, ai lodhet kot së koti. Prandaj, sinqeriteti është një moral që e çliron njeriun e sinqertë, ngaqë i sinqerti u jep njerëzve gjëra të shumta, por ai nuk shpreson asgjë nga ata, përkundrazi, ai shpreson vetëm nga Allahu.

Për këtë arsye, nëse njeriu i sinqertë befasohet nga dikush që i ka bërë mirë, kurse ai po ia kthen me të keqe, i sinqerti nuk mërzitet fare nga sjellja e tij sepse pikësëpari ai nuk ka shpresuar ndonjë gjë nga ai dhe çfarë ka bërë për të nuk e ka bërë aspak për të fituar kënaqësinë e tij, përkundrazi, çdo gjë që ka bërë për të, e ka bërë për hir të Allahut dhe për të kërkuar Kënaqësinë e Allahut. Allahu nuk ua humb assesi shpërblimin vepërmirëve!

 

Përktheu: Alban Malaj