Bismilah...

📓Burimi: Burimi: Fikhu ‘Auaaridi ez-Zeuxhijeh, fq. 21-22

 

Metodologjia sheriatike për kurimin e sjelljes së keqe të burrit ndaj gruas

💠 Faza e parë: Këshilla

Kurimi i sjelljes së keqe të burrit duhet të bëhet përmes këshillës, por disa fukaha kanë thënë: “Nuk duhet që gruaja ta këshillojë burrin e saj kur ai sillet keq me të.” [1] Sepse është e vështirë që burri të marrë këshillën e gruas, por atë duhet ta këshillojë babai i tij, apo nëna e tij, apo ai njeri për të cilin burri ka respekt për të, e gjithë kjo në mënyrë që të mos bëhet shkak këshilla e gruas për përkeqësimin e gjendjes.  

Realisht, në këtë rast, gruaja duhet të tregohet e zgjuar: Nëse ajo e di që burri i saj ka një zemër që dëgjon, reflekton dhe pranon këshilla, atëherë ajo e këshillon dhe ia përkujton të drejtat e saj; e përkujton atë duke ia përmendur frikën që duhet të ketë nga Allahu; e përkujton atë me porosinë e të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, që ka lënë për përkujdesjen ndaj grave. Por, nëse gruaja sheh se burri prapësohet akoma më shumë dhe nuk i merr këshillat e gruas, atëherë ajo duhet t’ia lërë këshillën atij që mund ta realizojë qëllimin e kërkuar me këshillën e dhënë.

💠 Faza e dytë: Marrëveshja midis burrit dhe gruas

Nëse burri nuk heq dorë nga sjellja e keqe, atëherë kurimi për të është përmes marrëveshjes që bëhet midis dy bashkëshortëve. Siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

وَإِنِ امْرَأَةٌ خَافَتْ مِن بَعْلِهَا نُشُوزًا أَوْ إِعْرَاضًا فَلَا جُنَاحَ عَلَيْهِمَا أَن يُصْلِحَا بَيْنَهُمَا صُلْحًا ۚ وَالصُّلْحُ خَيْرٌ ۗ

“Nëse gruaja shqetësohet se burri i saj sillet keq me të ose nuk e përfill atë, atëherë nuk ka gjynah për ata që të bëjnë një marrëveshje për t’u pajtuar. Pajtimi është më i mirë.” en-Nisa, 128

💠 Faza e tretë: Kalimi i çështjes te gjykatësi

Nëse nuk bën dobi as pajtimi dhe marrëveshja e bërë dhe burri vazhdon me kryeneçësinë e tij, atëherë një ndër juristët thotë: “Gruaja e çon çështjen te një gjykatës.” [2] Pra, tek autoritetet përkatëse që janë në këtë kohë. [3] Nëse vërtetohet se burri ka bërë shkelje dhe fjalët e gruas nuk janë thjesht pretendime, atëherë gjykatësi urdhëron që gruaja të braktis burrin e saj për një periudhë kohore, jo që ta vendosë vetë ajo që ta braktisë atë, por ta braktis burrin me urdhrin e gjykatësit. Nëse as kjo nuk i bën dobi burrit, atëherë gjykatësi urdhëron që të goditet (të rrihet me kamxhik) burri, nëse gjykatësi mendon se kjo do t’i bëjë dobi burrit.

__________

📓[1] Esh-Sherhu el-Mumtië, ibën Uthejminit (12/440).

📓[2] Shiko në “Esh-Sherhu el-Kebir me’a Hashijeti ed-Dusuukij, (2/343).

📓[3] Në kohën tonë, ka shtete që kanë themeluar autoritete përkatëse për këto çështje, dhe në çdo shtet dallojnë emrat e këtyre autoriteteve. Në disa shtete quhen “Udhëzime Familjare – et-Teuxhihu el-Userij”.  

 

Përktheu: Jeton Shasivari