Bismilah...

A i lejohet muslimanit që të therr kurban për prindërit e tij pas vdekjes së tyre duke synuar me këtë sadakanë për ta?

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Pyetje:

A i lejohet muslimanit që të ther kurban të veçantë për prindërit e tij apo për njërin prej atyre pas vdekjes së tij, në qoftë se ai nuk e ka lënë këtë porosi?

Shejkh Salih el-Feuzan:

Po! Kurbani është për të gjallët dhe të vdekurit. I lejohet atij që të ther kurban për të vdekurin, ia dhuron të vdekurit sevapet e kurbanit, ngaqë kjo është nga sadakaja. Sadakaja është për të gjallët dhe për të vdekurit. Po.

Pyetësi:

Ai thotë: A i takon atij që t’i përfshij edhe ata (në pjesëmarrjen e shpërblimit) në kurbanin e tij?

Shejkh Salih el-Feuzan:

Po! S’ka problem, që t’i llogarise dhe ata (në pjesëmarrjen e shpërblimit) në kurbanin e tij. Po

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari