Burimi: Ligjëratë me titull “et-Tahdhiru min esh-sherri” min. 57:10 – 01.00.06
Pyetje:
Çfarë gjykimi ka ngjitja në malin ku gjendet shpella Theur apo në malin Nur ku gjendet shpella Hira, thjesht për t’i parë ato dhe për të mësuar vendet që i ka shkelur Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem?
Përgjigje:
Nëse kjo vizitë bëhet ditëve kur atje shkojnë të paditurit, ose njerëzit që besojnë në besëtytni, ose pasuesit e bidateve, atëherë nuk i lejohet nxënësit të dijes që t'u bashkangjitet atyre në këtë të keqe, ngase ata do të mendojnë se ai është me ta. Përveç nëse ai shkon që t'i këshillojë ata dhe t'u sqarojë atyre se kjo vizitë nuk ka të bëjë me fenë e Allahut dhe nuk është e ligjshme.
I Dërguari, alejhi salatu ue selam, lindi në këtë vend të pastër dhe kjo ishte vendlindja e tij. Ai shkonte në shpellën Hira dhe bënte adhurime aty para Shpalljes deri në kohën kur filloi t'i zbresë Shpallja. Ai u largua dhe nuk e vizitoi më asnjëherë shpellën Hira deri në kohën kur emigroi. Kur ai, alejhi salatu ue selam, u kthye në Mekke për të bërë Umren, nuk i vizitoi ato shpella. Kur erdhi në Mekke, në vitin që e çliroi atë, prapë nuk i vizitoi ato. Kur erdhi të bëjë Haxhin e Lamtumirës, nuk shkoi t'i vizitojë ato. As ai nuk i vizitoi ato vende, as Sahabët e tij. Askush nga Sahabët nuk vajti për t’i vizituar ato. Ai u strehua në shpellën Theur sepse qe i detyruar dhe i përndjekur. Pasi që u largua prej shpellës Theur, ai kurrë më nuk e vizitoi atë shpellë.
Atëherë, pse njerëzit janë lidhur fort pas këtyre vizitave? Sepse ka shumë propaganda dhe reklama të liga nga njerëzit e të pavërtetës, të cilët promovojnë vizitat te këto vende dhe se ato kanë vlera të ndryshme. Allahu ju bekoftë!
Nëse nxënësi i dijes shkon në këto vende që t’i këshillojë njerëzit, atëherë s’ka problem që të shkojë. Por, që të shkojë dhe të shtojë numrin e tyre duke u bërë bashkë me injorantët dhe të devijuarit, dhe jo për t'i këshilluar, atëherë ky person ka bërë gjynah. Allahu ju bekoftë! Nëse e ka të domosdoshme të mësojë gjykimin për atë vizitë, atëherë fillimisht duhet të mësojë për të. Nëse duhet patjetër të mësojë për këtë vizitë...
Këtë fatkeqësi e kemi trashëguar nga perëndimi, e ajo është: interesimi për trashëgiminë arkeologjike, e cila në fakt është kurth i perëndimit ndaj Muslimanëve, kujdesi për gjurmët arkeologjike, gërmimi dhe zbulimi i gjurmëve arkeologjike. Ata na e nxorën “kufomën” e faraonit. I nxorën gjurmët e Babilonasve, etj. Ata duan që të na kthejnë neve në injorancën e Faraonit dhe injorancën e Babilonisë, etj. Ky është qëllimi i Jehudëve dhe të Krishterëve. Allahu ju bekoftë!
Prandaj, ata promovojnë shpellën Hira dhe shpellën Theur. Kështu, njerëzit shkojnë atje dhe fërkohen aty duke kërkuar bereqet prej atyre vendeve dhe besojnë në gjëra të kota kur i vizitojnë ato vende. Allahu ju bekoftë!
Nuk i lejohet nxënësit të dijes të shkojë me njerëzit në raste të këtilla. Nëse e ka patjetër të shkojë atje, atëherë të shkojë por mos ta shohin njerëzit mendjelehtë, injorantët dhe të devijuarit, në mënyrë që ata mos të mendojnë se është e ligjshme vizita e tyre.
Përktheu: Jeton Shasivari