Bismilah...

Burimi: Shpjegimi i “Sifetu Salati min el-Umdeh” nr. i pyetjes 40/582

 

Pyetje: Çfarë gjykimi ka vizita e shpellës Hira vetëm për ta parë dhe vizituar?

Përgjigje: Nuk ka nevojë! I Dërguari nuk shkoi më aty pas Shpalljes. Ai shkonte aty para Shpalljes për shkak të nevojës që kishte për t’u fshehur nga mushrikët dhe për të bërë adhurim. Pas Shpalljes, ai nuk shkonte më atje sepse nuk kishte nevojë. Prandaj, ai nuk vajti më asnjëherë atje.

Çfarë nevoje ka të ngjitësh një mal të lartë, kur ka patur edhe raste që njerëzit kanë vdekur gjatë ngjitjes? Kështu që, s’ka nevojë! Allahu nuk të ka obliguar me këtë. Po shkove atje dhe vijnë njerëz tjerë me ty, ata do thonë se filani e ka vizituar atë vend dhe kështu do t'ua hapësh derën njerëzve që të shkojnë atje sa më shumë.

 

Përktheu: Jeton Shasivari