"Vëllezërit e mi! Një burrë ka falur dy rekate namaz në dhjetë ditëshin e fundit të muajit Ramadan, kurse një tjetër ka falur dy rekate namaz në dhjetë ditëshin e Dhul-Hixhes, atëherë cili prej tyre është më i mirë, i pari apo i dyti? Është i dyti! Kjo është e çuditshme për njerëzit e thjeshtë, por ama nuk është e çuditshme për njerëzit e dijes. Për këtë arsye unë them se, është obligim për njerëzit e dijes që t'u shpjegojnë njerëzve të thjeshtë që, vepra e mirë në dhjetë ditëshin e Dhul-Hixhes është më e dashur për Allahun sesa vepra në çdo kohë tjetër. Mirëpo kjo është e paditur nga njerëzit e thjeshtë, ngaqë nuk përkujtohen për këtë gjë, veçse shumë pak.
Gjatë këtyre ditëve shtojini veprat e mira, shtojeni këndimin e Kur'anit, shtojeni dhikrin, shtojeni sadakanë, agjelëroni gjatë ditëve të Dhul-Hixhes sepse nuk ka ditë kur vepra e mirë të jetë më e dashur për Allahun sesa vepra që bëhet gjatë këtyre dhjetë ditëve!"
Përktheu: Alban Malaj