Burimi: [Fetaua Islamije, vëllimi 7, fq. 367, Darus-Selam]
Komisioni i Përhershëm për Hulumtime dhe Fetva

Pyetje:

Deri ku është kufiri për zgjatjen e rrobave (pantallonave, xhelabijes, izarit)?

Përgjigje:

Tërheqja e ‘Izarit’ është e ndaluar për burrat dhe kushdo që vazhdon të veprojë ashtu pasiqë është paralajmëruar, ai duhet të ndalohet nga kjo gjë. Vendi i rrobës së besimtarit është në mesin e kërcirit të tij dhe çdo pikë tjetër që ndodhet ndërmjet tij (kërcirit) dhe kyçit (të këmbës) është e lejuar. Çdo gjë tjetër që kalon poshtë kyçeve është haram (e ndaluar) dhe ai që e bën këtë do të dënohet në Botën Tjetër dhe është i dënuar në këtë jetë. Kjo për shkak të asaj që është transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi se Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:

Çfarë kalon nga Izari poshtë kyçeve është në Zjarr.” [Bukhari, n. 5758]

Ka edhe hadithe të tjera të sakta rreth kësaj çështjeje.

 

Përktheu Alban Malaj