Shejkh 'AbdulMuhsin el 'Abbad
http://www.albaidha.net/vb/showthread.php?p=172272
Një pyetës thotë:
Cili është qëndrimi i nxënësit të dijes ndaj khilafit që merret në konsideratë, a duhet t'i detyroj njerëzit që ta marrin fjalën e një dijetari te vetëm, apo prej amanetit të dijes (transmetimit) është që ta përmend khilafin dhe t'i udhëzoj ata tek ajo që është më e sakta tek ai?
Përgjigje:
Kur bëhet fjalë për nxënësit e dijes atëhere ai e përmend khilafin dhe i përmend argumentet dhe e sqaron mendimin më të saktë (kaulu raxhih) me argument. Ndërsa, në lidhje me fetvan dhe të kërkuarit e fetvas nuk i takon personit qe ta informoj atë me mendimet e ndryshme, porse i sqaron atij mendimin i cili i duket se është i saktë duke i përmendur argumentin.
Pra, kur u flitet nxënësve të dijes dhe u jepet mësim u përmendet atyre khilafi dhe ua përmend argumentet dhe sqarohet mendimi më i saktë me argument. Porse në rastin kur të kërkohet fetva, nuk i ngatërron (huton) njerëzit duke ua përmendur khilafin, porse ua sqaron mendimin më të saktë me argument. Siç dihet se ajo që i takon muftiut është që të thotë hakun dhe të mos ua imponoj atë.
Dhënia fetvas është njoftim me të vërtetën duke mos ua imponuar, kurse dhënia e gjykimit është njoftimi me të vërtetën duke ua imponuar. Kur pyetet muftiu përgjigjet me argument ama të thotë filani thotë këtë filani thotë këtë kjo vetëmse i huton njerëzit.
Përktheu Jeton Shasivari