Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Transmetohet nga (Imam) Ahmedi nga hadithi i Sad ibën Malik – radijAllahu anhu - :
فَطُوبَى يَوْمَئِذٍ لِلْغُرَبَاءِ، إَذَا فَسَدَ النَّاسُ
“Përgëzim (me xhennet) atë ditë për të huajt, nëse prishen njerëzit.”
Shejkh Feuzan:
Kur janë ata të huaj (guraba)?! Nëse prishen njerëzit.
Shiko! Të gjithë njerëzit (prishen).
Nuk është qëllimi (këtu) se prishen kufarët, dihet puna e tyre, por janë prishur Muslimanët, janë prishur. Ka hyrë ajo që ka hyrë tek ata nga ideologjitë, mendimet, epshet, sektet, metodologjitë, xhematet e ndryshme; ti përmbaju rrugës së të Dërguarit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - edhe në qoftë se bëhesh i huaj në mesin e tyre, bëj durim ndaj huajësisë, bëj durim ndaj huajësisë.
وَمَن يُطِعِ اللَّهَ وَالرَّسُولَ فَأُولَٰئِكَ مَعَ الَّذِينَ أَنْعَمَ اللَّهُ عَلَيْهِم مِّنَ النَّبِيِّينَ وَالصِّدِّيقِينَ وَالشُّهَدَاءِ وَالصَّالِحِينَ وَحَسُنَ أُولَٰئِكَ رَفِيقًا
“Ata që i binden Allahut dhe të Dërguarit, janë me ata që i ka begatuar Allahu, siç janë Pejgamberët, siddikunët (pasuesit e Pejgamberëve, si shembulli i Ebu Bekrit), shehidët dhe të devotshmit. Sa shokë të mirë që janë këta.” En-Nisa, 69
Këta janë shokët e tu në këtë rrugë, mos u zmbraps! Me ty është i Dërguari, me ty janë Sahabët dhe pasuesit e tyre.
أُولَٰئِكَ مَعَ الَّذِينَ أَنْعَمَ اللَّهُ عَلَيْهِم مِّنَ النَّبِيِّينَ وَالصِّدِّيقِينَ وَالشُّهَدَاءِ وَالصَّالِحِينَ وَحَسُنَ أُولَٰئِكَ رَفِيقًا
“...ata janë me ata që i ka begatuar Allahu, siç janë Pejgamberët, siddikunët (pasuesit e Pejgamberëve, si shembulli i Ebu Bekrit), shehidët dhe të devotshmit. Sa shokë të mirë që janë këta.” En-Nisa, 69
Si largohesh kur këta janë me ty?! Mos u largo përderisa këta janë me ty në këtë rrugë.
وَحَسُنَ أُولَٰئِكَ رَفِيقًا
“...sa shokë të mirë që janë këta.” En-Nisa, 69
Ata të shoqërojnë ty në këtë rrugë. A është më mirë që të jesh me Ebu Bekrin, Umerin, Uthmanin, Alijun dhe me Sahabët – radijAllahu ‘anhum –, apo që të jesh me filanin dhe fistekun nga njerëzit e devijimit?!
Edhe në qoftë se ata pretendojnë Islamin kurse nga ana tjetër, ata janë në devijim, mos shko me ta. Rri në rrugën e vërtetë dhe bëj durim në këtë rrugë, qëndro fort në të derisa të arrish në xhenet.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari
7 Maj 2015