Bismilah...

Autor: Muhamed ibn Ebi Bekër ibn Ejjub ibn Kajjim el-Xheuzijeh

Burimi: Bedai’ul-Feuaid, vëll. 3, fq. 1125

 

 

Dobi:

الدُّنْيَا سِجْنُ الْمُؤْمِنِ وَجَنَّةُ الْكَافِرِ

“Dunjaja është burgu i besimtarit dhe Xheneti i pabesimtarit .” [1]

 

Për këtë hadith ka dy shpjegime të sakta:

Shpjegimi i parë: besimtarin e pengon imani i tij nga të ndaluarat (haramet), kurse pabesimtari ka liri absolute.

Shpjegimi i dytë: kjo shikohet nga aspekti i përfundimit (të besimtarit dhe pabesimtarit). Kështu që, nëse besimtari është nga njerëzit më të pasur, e gjithë kjo përkrah vendbanimit të tij në Xhenet, është sikur burgu. Kurse e kundërta është me pabesimtarin; nëse ai do të ishte nga njerëzit më të varfër (në dunja), kjo në krahasim me Xhehenemin është Xhenet i tij. [2]

 

Fundnotat:

[1] E ka nxjerrë Muslimi me nr. (2956) nga hadithi i Ebu Hurejras – Allahu qoftë i kënaqur me të.

[2] Shiko në përgjigjen e es-S’ulukijt ndaj pyetjes së një Jehudiu për këtë hadith, duke marrë parasysh gjendjen e mjerueshme që ishte Jehudiu. Shejkh es-S’ulukij ishte njeri me pozitë dhe gradë të lartë. Pa u menduar gjerë e gjatë, Shejkhu iu përgjigj Jehudiut :

“Kur të  përballesh nesër me dënimin e Allahut, kjo (dunjaja) për ty është Xhennet. E kur të përfundoj unë në begatitë e Allahut dhe kënaqësitë e Tij, kjo (dunja) për mua është burg.” Et-Tabakaat es-Sunnijeh, vëll. 4, fq. 60

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari