Autor: Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij
Burimi: en-Nasrul-‘Aziiz ‘ala err-Rradd el-Uexhiiz/
Mexhmu’u Kutub ue Rasa`il, vëll.10/fq.310-311
Njihet kurthi i bidatçijve, mes të cilëve janë edhe xhemati Tablig, sepse ata kanë rekrutuar njerëz që u shërbejnë atyre te Shejkh Ibën Bazi, të cilët kanë veshur gunën e selefizmit, e ata i lavdërojnë bidatçijtë me lëvdata të mëdha, ata ua lehtësojnë xhemateve dhe grupeve të tyre që të hyjnë kollaj te Shejkh Ibën Bazi. Kështu, këto xhemate e grupe që vijnë nga Lindja e nga Perëndimi shtiren sikur janë selefijinë dhe ia paraqesin Shejkh Ibën Bazit veprat e tyre me pamjen e veprave madhështore selefije, i zmadhojnë dhe i ekzagjerojnë me imagjinata të rreme, të gjitha në emër të Islamit, i thonë se një numër i madh nga qafirat kanë hyrë në Islam për si rezultat i davetit të tyre, gjynahqarët po pendohen si rezultat i davetit të tyre, etj… Ata e bëjnë këtë gjë vazhdimisht, kurse selefit nuk flasim për ata veçse rrallë.
Shejkh Ibën Bazi nuk qortohet pse tërhiqet nga ata në njëfarë mënyre, për shkak të mashtrimeve që ua bëjnë ata, siç i shpjeguam, përderisa vetë i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – thotë:
إنما أنا بشر إنه يأتيني الخصم ، فلعل بعضكم أن يكون أبلغ من بعض ، فأحسب أنه صدق فأقضي له بذلك ، فمن قضيت له بحق مسلم فإنما هي قطعة من النار فليأخذها أو فليتركها.
“Unë jam veçse njeri, e kur më vijnë ata që kanë kundërshtim mes veti, ndoshta dikush prej tyre mund të jetë më orator se tjetri dhe unë mendoj se ai tha të vërtetën dhe kështu gjykoj në favor të tij. Ama nëse gjykoj dhe i jap dikujt hakun e një Muslimani, kjo në të vërtetë është një copë prej Zjarrit të Xhehenemit, e ai po të dojë ta marrë ose ta lërë.” Kurse në një transmetim tjetër ka ardhur:
فاقضي له على نحو مما أسمع
“…dhe unë gjykoj duke u bazuar në atë që dëgjoj…” [E ka transmetuar Bukhari dhe Muslimi.]
Përderisa kjo është gjendja e të Dërguarit të Allahut - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -, atëherë si duhet të jetë gjendja e njerëzve të tjerë pos tij?! E përderisa Shejkh Ibën Bazi ka gjykuar në favor të xhematit Tablig duke u bazuar në ato që ka dëgjuar dhe i ka besuar ata që e lavdërojnë duke u bazuar në aparencën e tyre të jashtme, kurse ata që janë përzier me Tabligët dhe e njohin realitetin e tyre nga afër apo ngaqë kanë studiuar librat e dijetarëve të tyre dhe i kanë njohur devijimet e tyre, atyre nuk u lejohet që të heshtin për Tabligët, përkundrazi ata duhet të paralajmërojnë kundër tyre, ashtu siç paralajmëroi i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – nga bidatçijtë dhe ashtu siç paralajmëruan Selefët e devotshëm.
Përktheu: Alban Malaj