Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Azijz bin Baz

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/noor/11309

Burimi: Fetaua Nurun 'ala Derb, vëll. 9, fq. 490

 

 

Pyetje: Shejkh i nderuar, njerëzit flasin shumë rreth faljes së namazit të natës ose teravive nga gratë nëpër xhamia. A keni për të thënë diçka në lidhje me këtë gjë?

 

Përgjigje: Po. Nuk ka gjë të keqe që gruaja të falet me muslimanët në xhami, por të ketë kujdes për hixhabin e saj, ta ruajë veten prej fitnes dhe të mos përdorë parfume dhe me to të dalin nëpër tregje, të ruhet prej parfumimit, të ruhet prej ekspozimit dhe shfaqjes së bukurisë së saj, madje të jetë e mbuluar mirë dhe larg prej shkaqeve të fitnes. Ose në të kundërt, shtëpia është më e mirë për të. Shtëpia është më e përshtatshme dhe nder për të. Por, nëse e ka të nevojshme që të dalë për shkak se dembeloset në shtëpi apo do që të dëgjojë këshilla dhe përkujtimin e Allahut, pra në këtë nuk ka gjë të keqe, por me këtë kusht: të ruhet, të ketë kujdes, të mbulohet dhe të largohet nga shkaqet e fitnes, si nga aspekti i parfumimit, ashtu edhe nga aspekti i veshjes dhe shfaqjes së bukurisë së saj.”

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Umm ‘Akil