Burimi: Fetaua Nurun ‘ala Derb, 354
Pyetje: Kam dëgjuar se agjëruesi në iftar e ka obligim që të çelë iftarin me disa hurma tek, me pesë ose shtatë hurma, e kështu me radhë, a është kjo obligim?
Përgjigje: Nuk është obligim, madje nuk është as edhe Sunnet, që njeriu të bëjë iftar me hurma me numër tek, tre ose katër ose pesë, shtatë, nëntë, përveç se në ditën e Fitër Bajramit.
Është vërtetuar nga Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue ‘ala alihi ue sel-lem – se ai dilte për namaz ditën e Fitër Bajramit derisa të hante hurma dhe hante një numër tek të hurmave. Kurse në raste të tjera, Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – nuk hante hurma që të ishin me numër tek.
Përktheu: Jeton Shasivari