Bismilah...

Çështja e tretë: Një person fluturon me aeroplan para akshamit nga vendi i tij drejt një vendi tjetër në të cilin dielli perëndon më vonë në krahasim me vendin e tij, pra perëndon pas pesë a gjashtë a shtatë orësh. Nëse ai ngrihet në këmbë atje lart në hapësirë, sheh se dielli ende nuk ka perënduar, por kur shikon orën, koha e iftarit në qytetin e tij ka hyrë. A i lejohet atij që të çelë iftarin?

Dijetarët kanë thënë: Nuk i lejohet atij që të çelë iftarin përveç nëse e ka marrë lehtësimin për të prishur agjërimin gjatë udhëtimit dhe për ta kompensuar më vonë atë ditë. Përndryshe, e ka obligim që të vazhdojë agjërimin derisa të perëndojë dielli. Kur të perëndojë dielli, qoftë edhe pas dy, apo tre, apo katër orësh, atëherë ai e çel iftarin.

Përktheu: Jeton Shasivari