Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

 

 

Pyetje: Në një tefsir (të Sejid Kutubit) kam lexuar këtë fjalë: “I gjithë njerëzimi e ka lënë fenë Islame duke kaluar në adhurimin e robërve dhe feve të padrejta. Njerëzimi i ka kthyer shpinën (fjalës) “La ilahe il-lAllah,” edhe pse një grup prej tyre vazhdojnë ta përsërisin fjalën “La ilahe il-lAllah” nëpër minare.” [1]

Cili është komenti i hirësisë suaj për këtë?

 

Përgjigje: Kjo del nga ky fener, e ai është feneri i tekfirit dhe medh’hebit të khauarixhëve. Ky që pretendon se të gjithë Muslimanët e kanë lënë Islamin edhe në qoftë se falen dhe thërrasin ezanin, ky është medh’hebi i khauarixhëve, madje ai është nga khauarixhët ekstremistë.

E lusim Allahun për mirëqenie.

 

Fundnota:

[1] Tefsiri i Sejid Kutubit “Fi Dhilalil-Kuran,” vëll.2, fq, 1057

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari