Bismilah...

Autor: Sulejman Ruhejli

 

 

___________________________________________

Sufisti ekstremist Habib Ali el-Xhifri, thotë:

“Njëra palë, që janë vëllezërit tanë nga Selefizmi, e që quhet “Thirrja Vehabiste” dhe pala tepër që janë vëllezërit tanë nga “Vëllazëria Muslimane – el-Ikhuan el-Muslimin,” Allahu na udhëzoftë neve dhe të gjithë ata. Këto dy grupe e akuzojnë njëri-tjetrin për problemet që po ndodhin. Por, nëse e studiojmë këtë çështje dhe i vëzhgojmë veprimet e tyre, do të shohim se (ISIS-i) a ka marrë prej këtyre apo atyre? Të flasim troç: Libri i Akides (Kitabu Teuhid) që mësohet tek ISIS-tat është po i njëjti Libër i Akides i Shejkh Muhamed ibën Abdul-Uehhabit.

___________________________________________

 

 

Kundërpërgjigja e Shejkh Sulejman Ruhejlit:

O vëlla! Shko më larg se kjo: Ata (të ISIS-it) argumentohen me Kuran me kuptimin e tyre të gabuar!  Ata e përdorin si argument Fjalën e Allahut, e jo më fjalën e Shejkhul-Islam (Ibën Tejmijes) apo fjalën e Shejkhul-Islam Muhamed ibën Abdul-Uehhab! Ata argumentohen për të pavërtetën e tyre me argumente nga Kurani sipas kuptimit të tyre të gabuar. E njëjta gjë vlen edhe për përzgjedhjen e tyre që u bëjnë disa fjalëve të dijetarëve, për të cilat fjalë mendojnë se i mbështesin atë në të cilën bazohen ata. Ata vijnë dhe shkëpusin një fjalë dhe nuk i shikojnë fjalët tjera të imamit apo dijetarit.

 

Shejkhul-Islam ibën Tejmijeh – Allahu e mëshiroftë – ndonjëherë i sjell argumentet e kundërshtarëve, pastaj i refuzon ato. Ata çfarë bëjnë? Sjellin fjalët që kanë të bëjnë me argumentet e kundërshtarëve dhe thonë: “Ka thënë Shejkhul-Islam Ibën Tejmijeh kështu.” Po ashtu thonë: “Referoju burimit! E ke te burimi!” Por, Shejkhul-Islam i refuzon (fjalët e kundërshtarëve) pas dy faqeve apo diçka të përafërt.

 

Ata (ISIS) vijnë me fjalët e Shejkhul-Islam Muhamed ibën Abdul-Uehhab-it që ka folur për një çështje të caktuar, pastaj e marrin atë dhe e përgjithësojnë duke i lënë bazat e përgjithshme që i ka përmendur Shejkhul-Islam Muhamed ibën Abdul-Uehhab-i. Kështu veprojnë edhe me fjalët e dijetarëve tjerë.

 

Më kujtohet kur Shejkh Albanit i erdhi një pyetës, e i tha: “O Shejkh Nasir! Njerëzit e bidateve argumentohen me fjalët e tua.” Ai tha: “E unë çfarë t’u bëj atyre!? Ata argumentohen edhe me Fjalët e Allahut, kurse ato janë Fjalët më të qarta.” Ai tha: “Ç’t’u bëj! Pasha Allahun! Nëse ti i përzgjedh fjalët, ata do t’i përdorin këto fjalë si argumente për atë që nuk është për qëllim në atë fjalë.” Por detyra e dijetarit është që të sqarojë.

 

Pra, t’ua atribuosh devijimet dijetarëve të Selefëve – nuk po specifikoj ndonjë prej tyre – duke u nisur nga Sahabët e deri në ditët tona, është mit dhe shpifje. Madje, bazat e Sunnetit ua mbyllin dyert këtyre ideologjive në të gjitha aspektet. Ndërsa, ata që ia atribuojnë Ehli Sunnetit këto gjëra, janë dy grupe:

 

(Grupi i parë): Njëri grup është nga Hauarixhët, të cilët nuk i kuptojnë fjalët siç duhet. Prandaj, siç ju thashë, ata argumentohen edhe me Kuran për të pavërtetën e tyre duke u bazuar në kuptimin e tyre jo të shëndoshë.

 

(Grupi i dytë): Grupi tjetër, ata e urrejnë Selefizmin që në parim, të cilët janë nga njerëzit e bidateve dhe këta janë ata që arrijnë deri te këto devijime, por në këtë kohë, këto devijime ia atribuojnë Ehli Sunnetit dhe Xhematit – Selefijve, me qëllim që t’i realizojnë synimet e tyre kundër Selefijve.

 

Megjithatë, e vërteta është e qartë. Unë i kam këshilluar vëllezërit Selefij që të kenë durim dhe të jenë të qartë. Duhet patjetër të bëjmë durim dhe të jemi të qartë në menhexhin (metodologjinë) tonë dhe në mirësinë që kemi, si dhe t’ua sqarojmë njerëzve këtë mirësi në mënyrë që t’ua presim rrugën këtyre gënjeshtarëve.

 

 

Shejkh Sulejman Ruhejli gjithashtu ka thënë:

Fatkeqësisht, Sufistët përpiqen të shfrytëzojnë panikun që e ka kapur botën nga tekfiri dhe shpërthimet, e që quhet terrorizëm – për të cilën do të flasim në vazhdim in sha Allah – dhe përpiqen që terrorizmin t’ia atribuojnë Ehli Sunnetit dhe Xhematit; dhe përpiqen që të bëjnë aleanca me shtetet e Perëndimit për të dalë kundër Ehli Sunnetit dhe Xhematit me propagandën: Ehli Sunneti dhe Xhemati janë njerëzit e tekfirit dhe shkatërrimit.

 

Kurse në realitet, bota nuk shpëton dot nga shkatërrimet dhe shpërthimet vetëm se nën hijen e Ehli Sunnetit dhe Xhematit. Sepse Ehli Sunnetit dhe Xhemati besojnë se terrorizmi është haram duke u bazuar në fe, e nuk e besojnë këtë në varësi të interesave të tyre. Kështu, Ehli Sunneti i mbron njerëzit nga ky terrorizëm – siç do ta shpjegojmë në vazhdimin, in sha Allah – se baza në fe është: ndalesa e derdhjes së gjakut.

 

Andaj, o ju vëllezër, ne duhet të përpiqemi që t’ua sqarojmë njerëzve këtë metodologji dhe këtë bazë të rëndësishme të Ehli Sunnetit dhe Xhematit në hutbet tona, në mësimet tona, në shkrimet tona, në mënyrë që të marrin pjesë në çrrënjosjen e kësaj sëmundjeje, e që është kalimi i kufijve në tekfir.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përmblodhi dhe përktheu: Jeton Shasivari