Bismilah...

Autor: Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij

Burimi: el-Lubab min Mexhmu’i esh-Shejkh Rabij’ lish-Shebab, fq.237

 

Pyetje: A janë Talibanët prej Ehli Sunetit dhe Xhematit? A ka davet selefi në Afganistan? Cila është këshilla juaj për atë që do të bëjë hixhret në Afganistan?

Përgjigje: Talibanët janë ndjekës të tarikateve sufiste dhe janë fanatikë për medhhebin Hanefi, mirëpo ata janë më të mirë sesa el-Ikhuan el-Muslimun. Ama gjithsesi Selefizmi është i pastër nga ata. [1]

Në Afganistan ka patur selefizëm të fuqishëm, ka patur një provincë selefije që qeverisej me Kuran dhe Sunet. Atje u hapën shkolla sipas menhexhit selefi, u vendos urdhërimi i të mirës dhe ndalimi i të keqes. Pastaj u vërsul kundër saj Hikmetjari me ushtrinë e tij dhe e rrëzoi këtë provincë selefije, si dhe vrau dhe përndoqi banorët e saj. Mirëpo Allahu ia ktheu shpërblimin Hikmetjarit duke ia rrënuar aspiratat e tij dhe duke e dëbuar në Iranin rrafidij. Irani e strehoi atë për shkak të vëllazërisë dhe dashurisë që ekziston mes Iranit dhe xhematit el-Ikhuan el-Muslimun. E padyshim që kjo është nga poshtërimi që i dha Allahu atij.

Sido që të jetë, Grupi i Ndihmuar do të vazhdojë të jetë triumfues në këtë Umet, deri në ditën e Kijametit. Selefitë kanë shkolla në Pakistan porse nuk kanë shkolla në Afganistan. 

_____________

[1] Shënim i përkthyesit:

Kjo deklaratë e Shejkh Rabisë daton që në vitin 2001, përpara rrëzimit të regjimit të Talibanëve nga pushteti, fill mbas sulmeve të 11 Shtatorit. Kurse gjendja e Talibanëve sot ka ndryshuar pothuajse plotësisht, pasi ata financohen zyrtarisht nga Irani rrafidij dhe nga shteti i Katarit që është bastion i xhematit el-Ikhuan el-Muslimun dhe prej aty thuren dhe drejtohen komplotet për shkatërrimin e shteteve Islamike në lindje dhe në perëndim. Ringritja e Talibanëve në pushtet në Afganistan sot është një tjetër komplot i turpshëm kundër Islamit dhe muslimanëve, falë përkujdesjes së Amerikës dhe bashkëpunëtorëve të saj, i njëjtë me komplotin e dorëzimit të pjesës më të madhe të territoreve të Irakut dhe Sirisë në duart e ISIS-it, që u financua zyrtarisht nga administrata amerikane e drejtuar nga Obama-Klinton. Pra, kjo që po ndodh aktualisht në Afganistan është i njëjti skenar që ndodhi në Irak dhe Siri me ISIS, andaj mos u mashtro dhe mos u manipulo assesi nga propaganda Ikhuaniste-Masoniste se në Afganistan fituan Islamikët dhe tashmë do të vendoset sheriati Islamik.

وَيَمْكُرُونَ وَيَمْكُرُ اللَّهُ ۖ وَاللَّهُ خَيْرُ الْمَاكِرِينَ

“Ata thurin kurthe por edhe Allahu thur kurthe. E s’ka dyshim që Allahu është më i Miri nga ata që bëjnë kurthe!” [el-Enfal, 30]

 

Përktheu: Alban Malaj