Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed Aman el-Xhamij

Në zgjedhjet që ndodhën në Jordani, Ikhuanxhijunët (el-Ikhuanul-Muslimun) donin që të arrinin, d.m.th. të merrnin votat, porse kjo nuk qe e lehtë për ta, përveç se po të kërkonin ndihmën e Nacionalistëve dhe Ba’athistëve, të cilët më përpara Ikhuanët i konsideronin qafira.

Para disa ditësh ata kërkuan ndihmën e Ba’athistëve, Sekularistëve dhe Nacionalistëve dhe fituan e arritën të merrnin një numër të madh të karrikeve (në parlament). Dhe tani ata kanë pozitën (mazhorancën) atje. Me çfarë emri? Me emrin “Islamikët”. Kurse ata që i ndihmuan në këtë (fitore) janë “Jo-Islamikë”. Ky është një shembull i gjallë, i gjerë, të cilin e përjetojmë sot. Dhe shembujt për këtë janë të shumtë.

Tek ata njerëz Islami nuk është objektiv. Merreni këtë nga unë haptazi. Islami tek ata që sot i quajnë vetet e tyre “Islamikët” nuk është objektiv, porse Islami është mjet. Cili është objektivi i tyre? Pushteti! Pushteti është objektivi i tyre, qoftë nëse e arrijnë në emër të Islamit të pastërt apo me Islamin e dyshimtë, të përzier me tjerët, s’ka problem, e rëndësishme është që të arrihet pushteti një ditë.

Ata thurin plane si e si të arrijnë në pushtetin e përgjithshëm - siç pretendojnë ata -, të arrijnë në shtetin gjithpërfshirës, që t’u japin fund shteteve të vogla që janë përhapur në botën Arabe dhe Islame.

Prandaj ata nuk e konsiderojnë asnjë Islam si Islam! Pra, Islami juaj nuk është Islam tek ata! Islami juaj o ju Muslimanë, o ju njerëz të Akijdes dhe Teuhidit, Islami juaj tek ata islamikët nuk është Islam! Merre këtë të thënë troç nga një doktor i madh i tyre, një prej doktorëve dhe liderëve të tyre, i cili thotë: “Ata të cilët përfaqësojnë Islamin sot janë “el-Ikhuanul-Muslimun” dhe “Xhemati Islami” në Pakistan.” Po i treti kush është? Janë “Khomejnijunët”! Këto tre (fraksione) janë ata të cilët përfaqësojnë Islamin sot sipas mendimit të islamikëve, kurse këtë Islamin tuaj ata nuk e llogarisin, nuk e pranojnë që Akijdeja juaj është Akijde Islame dhe Islami juaj është Islami me të cilin erdhi i Dërguari i Allahut - ‘alejhis-salatu ues-selam -.

Nga parimet themelore të tyre është se ata i thërrasin njerëzit që ta kuptojnë Islamin me botëkuptimin bashkëkohor sot, kurse botëkuptimi i vjetër nuk bën. Dhe përpara një kohe të gjatë, disa anije na sollën Muhamed Tahan, ai i cili thirri në mesazhin e dytë të Muhamedit - ‘alejhis-salatu ues-selam - dhe pretendoi se mesazhi i parë me të cilin erdhi i Dërguari i Allahut nuk bën për këtë kohë, porse duhet patjetër një mesazh i ri që e ka sjellë ai, Muhamed Sudani. Tani, nëse lexoni Gazaliun e ri, ai dërdëllit vazhdimisht rreth kësaj, do që të ndryshojë gjykimet: “Për sa kohë që Muslimani i cili vrau një qafir nuk vritet, ky gjykim duhet të ndryshohet, dallimi midis burrit dhe gruas duhet të ndryshohet! Islami duhet të kuptohet me një botëkuptim të ri, bashkëkohor.” Këta janë liderët e tyre! Njëri prej tyre ka shkruajtur këto ditë po ashtu, domethënë tani afër: “Sudani ka nxjerrë gjenitë e reformimit.” Njëri prej tyre është akoma në burg, shkruan mbrapa hekurave të qelisë. Ai ka shkruajtur disa pika në gazetën “Lindja e Mesme”: “Islami duhet të kuptohet nga e para me një botëkuptim bashkëkohor, dhe se botëkuptimet e vjetra janë të papërshtatshme për këtë kohë.” Ai përcolli të njëjtat mendime të Gazalit. Lexojeni, nuk më kujtohet data, porse gazetën e kam, është tek “Lindja e Mesme”.

Nëse i mbledh mendimet e atyre në çdo vend dhe në çdo kohë, do të arrish në përfundimin se ata njerëz përpiqen që t’i japin fund Islamit burimor dhe të sjellin një Islam të ri. Mirëpo Allahu nuk e pranon këtë, nuk e pranon këtë Allahu dhe as besimtarët.

Dhe me të vërtetë janë përpjekur edhe njerëz të tjerë veç tyre, njerëz që kanë qenë më të mençur se ata në politikë e mendime, porse nuk ia dolën dot mbanë. Sa u përpoq el-Me`mun el-‘Abbasij që t’i jepte fund Akijdes Islame njëherë e mirë, porse nuk ia doli dot mbanë.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj