Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed Nasirud-Din el-Albani

Burimi: Silsiletul-Huda ue Nur, kaseta 200, minutat 46:27

Megjithëkëtë, sheh njerëz që janë fanatik pas Hasan el-Bennas, ky fanatizëm nuk vjen nga dija, kurrsesi, porse vjen nga hizbija e verbër. Unë kam thënë tani së afërmi se, i sheh të mëdhenjtë (kokat) e Ikhuanul-musliminëve se e kanë shkëputur lidhjen në mes tyre dhe të Dërguarit – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –, dhe janë lidhur me Hasan el-Bennan. Kjo është ajo që duket.

Përse? Ky, për shembull, ky burrë që është sprovuar me shkurtimin e mjekrës, kurse mjekra e tij ishte e mrekullueshme. Kujt i përngjan ky? Hasan el-Bennas?! Jo!
Mjekra e Hasan el-Bennas është më e shkurtër se sa mjekra e tij tani. E kuptuat?

Kështu që, i sheh Ikhuanul-musliminët, ata që janë të përkushtuar ndaj fesë, dhe ata që nuk kanë filluar t’i rruajnë mjekrat, i mbajnë mjekrat e shkurtra dhe mbajnë kollare. Një fotokopje që i ngjan origjinalit të Hasan el-Bennas. O xhemat, ku jeni ju e ku është i Dërguari i cili është shëmbëlltyrë?! Ai është për të cilin ka thënë Zoti jonë në Kuranin Fisnik:

لَّقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّـهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ

Ju e keni të Dërguarin e Allahut një shëmbëlltyrë të mrekullueshme.” El-Ahzab, 21

Për këtë arsye, ata nuk e njohin jetën e të Dërguarit. Po?!

Ndërhyrje: Për kë është shëmbëlltyrë më mirë?

Shejkh Albani: Ah! Po! Allahu të bekoftë:

لِّمَن كَانَ يَرْجُو اللَّـهَ وَالْيَوْمَ الْآخِرَ

Për atë, që shpreson tek Allahu dhe Ditën e Fundit.” El-Ahzab, 21

Prandaj, ata janë shkëputur nga i Dërguari – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –, për shkak të largimit të tyre nga studimi i Sunnetit dhe angazhimit të tyre me politikë, mitingje, ekonomi dhe brohoritje, të cilat nuk kanë nevojë vetëm se për bujë.

Rruga e ikhuanul-musliminëve është merri të rinjtë si (p.sh) Muhamedin, dhe nisu me të andej e këtej...feja e tyre është atletika, futbolli, basketbolli, e ku e di unë çfarë. Lojëra të tjera me top. Ah sikur të ishte kjo (ky mund) në rrugën e të kapurit pas sunnetit dhe forcimit të trupit, ngase i Dërguari – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – thotë:

اَلْمُؤْمِنُ اَلْقَوِيُّ َأَحَبُّ إِلَى اَللَّهِ مِنْ اَلْمُؤْمِنِ اَلضَّعِيفِ وَفِي كُلٍّ خَيْرٌ

Besimtari i fortë është më i dashur tek Allahu se sa besimtari i dobët, dhe te çdonjëri ka hajr.”

Së pari, nuk është prej edukatës Islame që muslimani t’i përngjajë qafirit. Ai që pi me dorën e majtë i përngjan qafirit. Nuk është prej edukatës Islame që ai ta zbulojë kofshën e tij. Nuk është prej edukatës Islame që të vishet me veshje të bojskautëve, e që në origjinë është e çifutëve.

Nuk del vetëm se duke i zbuluar kofshët e tij, ç’a është ky pasim i verbër¬? Pasim i verbër që është vërtetuar nga fjala e tij – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – për sa i përket injorantëve nga ana e muslimanëve:

لَتَتْبَعُنَّ سَنَنَ مَنْ كَانَ قَبْلَكُمْ شِبْرًا شِبْرًا وَذِرَاعًا بِذِرَاعٍ، حَتَّى لَوْ دَخَلُوا جُحْرَ ضَبٍّ تَبِعْتُمُوهُمْ

Do t’i ndiqni rrugët e atyre që ishin para jush, pëllëmbë pas pëllëmbe dhe krah pas krahu, saqë nëse ata do futeshin në vrimën e hardhucës, edhe ju do të ishit futur.”

Pyetësi: Më fal o Shejkhu jonë, po dal shkurt nga tema. Kemi lexuar në hadithe në të kaluarën se, i Dërguari i Allahut – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – e ka zbuluar kofshën e tij dhe kanë hyrë Sahabët tek ai, Ebu Bekri, Umeri, pastaj kur ka hyrë Uthmani e ka ulur rrobën e tij. A nuk merret kjo (si argument) për lejimin e zbulimit të kofshës?

Shejkh Albani: Së pari, nuk ndërtohet sistemi i jetës tënde mbi këtë ngjarje – Allahu të bekoftë –. Kjo ndodhi ngelet në vendin e saj. Ne tani po flasim për jetën shoqërore të përgjithshme me të cilën obligohen të jetojnë të rinjtë musliman. Pra, kur i Dërguari – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – ulej me Sahabët e tij, udhëtonte me ta, falej bashkë me ta, a i zbulonte kofshët e tija? Natyrisht, përgjigja është jo.

Ndërsa këta falen kështu me kofshë të zbuluara, veçanërisht gjatë lojës dhe në kohën e namazit, fillojnë e falen ashtu.

Kjo (që do e them tani, sh.p) është prej dijes që është obligim të ringjallet: nga i Dërguari – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – merret ajo që ka qenë e përgjithshme nga jeta e tij, kurse ajo që ndodh rrallë ndoshta ka patur ndonjë shkak apo rast që për të Dërguarin ka qenë e nevojshme që të dalë nga zakoni i tij i përgjithshëm. Dhe ky tani, është shembulli jonë. Pra, i Dërguari – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – është larg asaj që të ketë jetuar në mesin e Sahabëve dhe të hyj në xhami, të ulet në çdo vend, kur ka qenë i pranishëm apo kur ka udhëtuar, dhe ta ketë zbuluar kofshën.

Po. Kjo ngjarje ka ndodhur, pa dyshim. Por nga aspekti i të kuptuarit, kjo nuk tregon se muslimanit i lejohet që të jetojë në jetën e tij të përgjithshme dhe ndërkohë t’i zbulojë kofshët. Kjo ndoshta tregon dhe nuk tregon për ndonjë rrethanë të veçantë, siç është ai rasti kur i Dërguari ishte ulur që të freskohej (në ujë). Ti e di se ai – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – i kishte futur këmbët e tij në pus, sepse moti i Medinës është i nxehtë, kështu që ai freskohej dhe e kishe hequr rrobën (theub), e kishte ngritur rrobën dhe kishte zbuluar një pjesë të kofshës së tij.

Ky (rast) nuk përfaqëson jetën e të Dërguarit – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –, porse përfaqëson vetëm atë ndodhi. Bashkë me këtë, vjen këndvështrimi i dijes se, nëse i Dërguari – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – ka bërë një vepër të caktuar, ndërkohë që ai ka qenë duke ia shpjeguar Sheriatin e Allahut umetit të tij, (dhe vepra e tij bie) në kundërshtim me fjalën e tij, sipas shprehjes së fukahave, nëse fjala e tij bie në kundërshtim me veprën, kujt i jepet përparësi? Njerëzit e dijes kanë thënë: fjala ka përparësi ndaj veprës. Sepse fjala është legjislacion i përgjithshëm. Vepra ndoshta ka ndonjë arsyetim apo mund të jetë specifike, apo mund të jetë para ardhjes së sheriatit (për atë çështje të caktuar, sh.p).

Pra, p.sh. i Dërguari u ka mbajtur hutbe njerëzve dhe ai kishte vënë unazë ari, a të themi tani se unaza e arit është e lejuar sepse e ka vënë i Dërguari?! Jo! Ai e kishte vënë në kohën kur ishte e lejuar, kjo ka ndodhur realisht.

Ndoshta e dini gjithashtu se, Sahabët e mëdhenj e pinin alkolin. Është një ngjarje tejet e çuditshme, e që nuk është e njohur ne mesin e njerëzve dhe ajo gjendet në Sahihul-Bukhari:

Sahabët ishin mbledhur në një shtëpi dhe ishin të dehur. Kur erdhi Aliju dhe e la devenë para shtëpisë, doli xhaxhai i tij, Hamza, dhe ia çau barkun devesë. Kur e pa Aliju këtë që ndodhi, u acarua. Ai shkoi shpejt të i Dërguari – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –, dhe i tregoi atë që ngjau. Erdhi i Dërguari tek xhaxhai i tij dhe e qortoi për këtë gjë. E cili ishte qëndrimi i Hamzas? Ai (Hamza) tha një fjalë që sikur ta thoshte pas ndalimit të alkolit, do të kishte bërë kufër, do të kishte dalë nga feja. Ai i tha atij: “A nuk jeni ju vetëm se robër të baballarëve të mi.” Hamza i thotë djalit të xhaxhait të tij dhe Pejgamberit të tij: “A nuk jeni ju vetëm se robër të baballarëve të mi.” Pse (foli kështu, sh.p)? Sepse nuk ishte në vetëdije, ishte i dehur. Kjo ngjau përgjatë periudhës së historisë islame të ligjvënies.

Dhe për këtë arsye, nëse vjen ndonjë fjalë nga i Dërguari – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – që e kundërshton veprën e tij, atëherë mbështetemi tek fjala e tij sepse ajo është Sheriat. Kurse vepra e tij – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – lihet për të, ose nëpërmjet arsyetimit ose nëpërmjet specifikës, ose nëpërmjet asaj se (vepra) ka qenë para fjalës, para legjislacionit. Siç ishte me ngjarjen e alkolit apo të ngjashme.

Pra, e ngjashme me këtë është rasti kur i Dërguari – lëvdata dhe shpëtmi i Allahut qoftë mbi të – ishte ulur në cepin e pusit dhe i kishte futur këmbët (në ujë). Kur hyri Ebu Bekri dhe Umeri ai nuk e ndërroi pozitën e tij derisa hyri Uthmani, atëherë ai lëvizi (duke e mbuluar kofshën). E nderuara Aishe i tha atij: Hyri filani dhe filani dhe nuk e ndërrove pozitën tënde, por kur hyri Uthmani lëvize dhe u mbulove me rrobën tënde? Ai tha: “A mos të turpërohem nga ai prej të cilit turpërohen melaiket.”

Pra, kjo mund të ketë ndodhur para se i Dërguari – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – të thotë se kofsha është ‘auret. Ndoshta ka qenë më pas, porse ka patur arsye. Mund të mos ketë patur arsye, porse kjo ka qenë specifike për të.

Sidoqoftë, po bëja një kërkim shkencor në lidhje me disa xhemate Islame se si ata e jetojnë jetën pa ndonjë farë lidhje në mes saj dhe Islamit. Cili është shkaku? Ngase ata nuk e kanë mësuar Islamin.

Unë nuk kam për qëllim se çdo individ prej muslimanëve patjetër të jetë dijetar dhe patjetër të marrë përsipër detyrën e pastrimit (tesfije – pastrimit të Teuhidit nga shirku). Jo! Kjo ka nevojë për ata që janë të specializuar. Atëherë ku është specializimi i tyre – o ju njerëz – që ata t’i edukojnë xhematin mbi këtë bazë, e që është et-tesfijeh (pastrimi i Teuhidit nga shirku).

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari