Bismilah...

Autor: Shejkh Abdul-‘Azijz bin Baz – Allahu e mëshiroftë

Burimi: Ligjëratat e tij në “Sherhul-Munteka” në Taif, kaseta është inçizuar dy vite apo më pak para vdekjes së Shejhut, Allahu e mëshiroftë.

 

Pyetje: Allahu ju dhëntë të mira, hadithi i Profetit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - për ndarjen e umeteve, fjala e tij:

“Umeti im do të përçahet në shtatëdhjetë e tre grupe.... përveç njërit...”

Pra, Xhemati Teblig me gjithë shirkijatet dhe bidatet që kanë dhe xhemati i Ikhuanul-Musliminëve me gjithë partishmërinë fanatike dhe kundërvajtjen që kanë ndaj prijësave dhe mosdëgjimin si dhe mosbindjen ndaj tyre.

A hyn këto dy grupe në...?

 

Shejkh bin Baz: Këto dy grupe hyjnë në shtatëdhjetë e dy grupet (e humbura), ai që e kundërshton Akiden e Ehli Sunetit bën pjesë në shtatëdhjetë e dy grupet (e humbura), kurse qëllimi i fjalës së tij: “Umeti im” do të thotë “Umeti i përgjigjes” e kjo do të thotë: “iu përgjigjën atij (Profetit) dhe e shfaqën pasimin e tyre ndaj tij.”

Janë shtatëdhjetë e tre grupe, grupi i shpëtuar dhe i shëndoshë është ai grup që e pason atë (d.m.th Profetin) dhe qëndron në fenë e tij, kurse shtatëdhjetë e dy grupet ka prej tyre që janë Kufarë, dhe ka prej tyre që janë mëkatarë, dhe ka prej tyre që janë bidatçi, janë të llojllojshëm.

 

Pyetësi: Këto dy grupe (Ikhuanët dhe Tebligët) futen në shtatëdhjetë e dy grupet?

 

Shejkh bin Baz: Po, këta bëjnë pjesë në 72 grupet dhe Murxhijt si dhe të tjerë, Murxhijt dhe Khauarixhët; disa dijetar mendojnë se Khauarixhët janë Kufar..., porse janë brenda në tërësinë e 72 grupeve.

 

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari