Bismilah...

Autor: Shejkh Abdul-Muhsin el-Abbad

Pyetësi thotë: Gjenden disa xhemate të reja, siç janë xhemati i Ikhuanëve dhe Xhemati Teblig si dhe tjera, a janë këto xhemate nga Ehli-Suneti dhe cila është këshilla juaj rreth kësaj teme?

Përgjigje: Xhematet...dihet se prej tyre xhemat i shëndoshë është ai i cili i posedon ato cilësi të cilat i përmenda gjatë fjalimit tim, e ajo është që xhemati të jetë apo që njerëzit të jenë në përputhje me atë që ishte i Dërguari - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - dhe as’habët e tij, kur ai u pyet për grupin e shpëtuar nga 73 grupet, ai tha:

“Ai që është në atë që jam unë dhe shokët e mi.”

Këto grupe (Ikhuanul-Muslimin dhe Xhemati Teblig) të ndryshme e të reja, së pari këta janë të shpikura, kështu që origjina e tyre është në shekullin e katërmbëdhjetë (d.m.th në shekullin e 20), para shekullit të katërmbëdhjetë (Hixhrij) këto nuk ekzistonin, këto grupe ishin në botën e të vdekurve (d.m.th nuk ekzistonin) dhe lindën në shekullin e katërmbëdhjetë (Hixhrij).

Kurse menhexhi i vërtetë dhe rruga e drejtë, origjina apo baza e saj është që nga dërgimi i Profetit Fisnik - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - dhe në atë që ishte i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - dhe shokët e tij, që nga koha kur u dërgua - alejhi salatu ue selam. Pra, ai që e merr për shëmbëlltyrë këtë të vërtetë dhe udhëzim, atëherë ky është ai që ka shpëtuar dhe ia ka dal mbanë, kurse ai që zmbrapset nga ky udhëzim, atëherë ai është i devijuar.

Këta grupe apo këta xhemate dihet se kanë të mira dhe gabime, porse gabimet e tyre janë të mëdha dhe të shumta, andaj paralajmërohet për ta dhe nxitet për pasimin e xhematit e të cilët janë Ehli-Suneti dhe Xhemati, që janë në menhexhin e Selefëve të këtij umeti, të cilët mbështeten në atë që erdhi nga Allahu dhe i Dërguari i Tij - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - dhe nuk mbështeten në çështje që kanë ardhur nga filani e filani, apo në tarikate dhe metodologji që janë shpikur në shekullin e katërmbëdhjetë Hixhrij.

Pra këta xhemate, apo këta dy xhemate që u përmendën, në fakt këta erdhën dhe lindën në shekullin e katërmbëdhjetë, me këtë menhexh dhe në këtë mënyrë të njohur, e cila mënyrë është kapja pas asaj që është shpikur nga ai që i ka shpikur këto metodologji apo i ka sajuar këto metodologji. Andaj, nuk ka mbështetje (nga ana e tyre) në argumentet e Kuranit dhe Sunetit, porse ata mbështeten në pikëpamje dhe mendime dhe metodologji të reja e të shpikura mbi të cilat e kanë ndërtuar rrugën dhe metodologjinë e tyre dhe argumenti më i qartë që e vërteton këtë është se el-Uela ue el-Bera (miqësimi dhe armiqësimi) tek ata është ndaj atij që u bashkohet atyre apo është me ta.

Si për shembull, xhemati Ikhuanëve, ai që u bashkohet atyre, atëherë ai është miku i tyre, e miqësojnë atë dhe ai që nuk është me ta, atëherë ata do ta kundërshtojnë atë. E nëse bashkohet me ta, edhe në qoftë se është nga krijesat më të fëlliqura të Allahut, qoftë edhe nga Rafidijt, atëherë ai është vëllai i tyre dhe miku i tyre.

Dhe për këtë arsye prej metodologjive të tyre është se ata bashkohen me çdonjërin, bile edhe me Rafidijun i cili i urren as’habët dhe i mban mëri as’habët, i cili nuk kapet pas së vërtetës që është transmetuar për as’habët. Nëse ai (rafidij) bashkohet me ta (Ikhuanët) në xhematin e tyre, atëherë ai është miku i tyre dhe konsiderohet njëri prej tyre, ka të drejtë në pasurinë e tyre dhe janë të barabartë.

E sa për xhematin teblig, ata kanë gjëra të neveritshme. Së pari, ky xhemat ka menhexh të shpikur, i cili ka dalë nga Delhi, nuk ka dalë as nga Mekka e as nga Medineja, por origjina e tij është Delhi, në Indi. Dhe India – siç dihet – është përplot me besëtytni dhe përplot me bidate, edhe pse atje ka shumë nga ata që janë nga Ehli-Suneti dhe në menhexhin e vërtetë, siç janë Xhemati i Ehlul-Hadithit, të cilët janë njerëzit më të mirë në atë vend dhe janë njerëzit më shembullor në atë vend dhe në atë qytet, të bazuar në disa çështje të caktuara.

E shpiku ai që e shpiku këtë menhexh dhe themeluesit e këtij menhexhi janë nga njerëzit e bidateve, dhe nga njerëzit e tarikateve Sufiste dhe nga ata që janë të devijuar në Akideh, kështu që ky xhemat është bidat i shpikur.

Dhe është vënë re se ky xhemat në atë vend bazohet apo mbështetet tek këto çështjet të cilat i kanë vendosur themeluesit e atij tarikati për këtë xhemat. Kurse ata janë te devijuar në Akideh dhe po ashtu për rrugën që e ndjekin janë të devijuar, në radhët e tyre ka Sufij dhe Esh’arij – të cilët nuk janë në menhexhin e Ehli-Sunetit dhe Xhematit, as në Akide e as në sjellje, as në Akide e as në sjellje.

Dhe rruga e fundit e shpëtimit të njeriut është nëse kapet pas së vërtetës dhe udhëzimit në të cilin ishin shokët e të Dërguarit të Allahut (salavatet e Allahut, selamet e Tij dhe begatitë e Tij qofshin mbi ta) dhe atë që ndoqën Selefët e këtij Umeti, të cilit i ndoqën ata dhe ecën sipas menhexhit të tyre dhe e ndoqën shembullin e tyre.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari