Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Azijz el-Bura’ij

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=142798

Pyetje: Një person thotë: Unë punoj në një qendër interneti dhe mund të ndodhë që t’u printoj njerëzve fleta të cilat mund të përmbajnë bidate apo nxitje për gjynahe e të tjera si këto.

Përgjigje:
Nëse ai e vepron këtë gjë –Allahu u bekoftë- atëherë ai është bashkëpunëtor në gjynah dhe kalim të kufijve; kështu që nuk i lejohet atij që të nxisë as për në bidat e as për në gjynah dhe as nuk i lejohet atij që të printojë gjëra që kanë shpirt. Ai duhet t’i frikësohet Allahut dhe kush i frikësohet Allahut, Ai do t’i bëj atij një rrugë-zgjidhje. Nëse kjo punë është e vështirë për të, atëherë le të kërkojë një punë tjetër dhe Allahu nuk do të lerë, Allahu e ka në dorë furnizimin dhe Ai është i GjithëFuqishëm që ta furnizojë atë me hallall. Nëse ai me këtë punë u shërben faqeve të selefive, nëse gjen një studim (bahth) i cili nuk gjendet në treg, e printon atë dhe e shet, kështu ai do të ketë një fitim të madh- Lavdi Allahut Azze ue Xhel-le.

Përktheu: Umm ‘Akil