Bismilah...

Autor: Sulejman bin Selimullah er-Ruhejli

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit

(Përmirësimi në fund të muajit)

 

Lavdia dhe falënderimet i takojnë vetëm Allahut, Zotit të gjithësisë, salavatet dhe selamet më të plota, më të përsosura qofshin mbi atë që është dërguar si mëshirë për njerëzimin, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij, më pas:

Të nderuar vëllezër dhe motra ju them: Esselamu alejkum ue rahmetull-Llahi ue berekatuHu!

Në këtë takim do të flasim për përmirësimin në fund të muajit të Ramazanit. Nuk duhet që besimtari të ndalet nga kërkimi i hajrit kur netët e Ramazanit po kalojnë shumë shpejt, përkundrazi duhet ta shtojë angazhimin dhe përkushtimin nga ana e tij dhe t’ia jap lamtumirën muajit të Ramazanit duke u përmirësuar dhe duke u përkushtuar në bërjen e veprave të mira.

Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - na ka njoftuar se: "Nata e Kadrit kërkohet në natën e fundit të Ramazanit!" Kështu që, njeriu nuk duhet që në natën e fundit të Ramazanit t'i braktisë veprat e mira dhe të angazhohet në punët e dunjasë, duke neglizhuar dhe lënë pas dore veprat e mira. Përkundrazi duhet ta shtojë përkushtimin e tij deri në natën e fundit të Ramazanit.

Gjithashtu, nuk duhet të zhgënjehet për shkak se disa njerëz, të cilët vëzhgojnë natën e Kadrit dhe përhapin se filani e ka parë natën e Kadrit në këtë natë apo atë natë! Por duhet të qëndroj duke kërkuar natën e Kadrit, duke u angazhuar me adhurimin e Allahut 'Azze ue Xhel, derisa të dal muaji i Ramazanit ndërkohë që ai është duke u angazhuar, përkushtuar dhe duke u afruar sa më shumë tek Allahu, i Pastër prej të metave e i Lartësuar. Kështu, shpresojmë që Allahu 'Azze ue Xhel t'ia pranojë atij, dhe ajo që merret në konsideratë është përfundimi i veprave. Ndoshta njeriu bën adhurim në natën e fundit, dhe kjo i kthehet duke u shpërblyer me të mira dhe pranim të adhurimeve që i ka bërë gjatë gjithë muajit.

Këshilla ime për të gjithë vëllezërit dhe motrat e mia është: që të qëndrojmë të përkushtuar, të vazhdojmë me adhurime dhe t’i shtojmë veprat e mira, derisa të ndahemi prej muajit të Ramazanit duke qenë në këtë gjendje që jemi kthyer Allahut dhe jemi përkushtuar me adhurim ndaj Tij.

Gjithashtu, një nga gjërat që e theksoj është: që të përkushtohemi në dhënien e sadakasë dhe në bamirësi, sepse Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - ishte njeriu më bujar, dhe më së shumti ishte bujar në Ramazan, Mëshira dhe Shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, kur e takonte atë Xhibrili. Ai - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- ishte më i shpejtë në veprat bamirëse se erërat që Allahu i dërgon me mirësi të shumta.  

E lus Allahun 'Azze ue Xhel që të më bëjë mua dhe juve prej atyre që janë të përkushtuar dhe durojnë, janë të qëndrueshëm dhe u falen gjynahet, dhe angazhohen në të gjithë muajin!

Allahu i Lartësuar është më i Larti dhe më i Dituri. Salavatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin tonë!

 

Përktheu: Servet Mata

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org